Zgjedhjet,PS lista e kandidatëve zyrtarizohet të hënën
TIRANË- Ka përfunduar rreth ores 21.00 mbledhja e kryesisë së PS, ku do të vendosej për kandidatët në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 8 majit.
Në një konferencë për shtyp menjëherë pas mbledhjes kryetari i kësaj partie Edi Rama ka pohuar se kryesia ka hasur vështirësi në përzgjedhjen e emrave për shkak pasi sipas tij ka më shumë se një propozim për një numër të konsideruesh për një sërë Bashki dhe Komuna. Rama ka bërë të ditur se kjo zgjedhje është e dhimbshme, por e domosdoshme.
“Kemi zona të tëra në të cilat është një zgjedhje e vështirë mes kandidatësh burra gra qëe i ofrojnë koalicionit, Aleanca për të Ardhmen , ekpesincën dhe cilësitë e tyre dhe ndërkohë ne duhet të zgjedhim vetëm një”,- ka theksuar Rama.
Kryetari i PS e ka konfirmuar se gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë janë marrë vetëm një pjesë e vendimeve pai të tjerat do të komunikohen nesër për shkak se është e nevojshme që përzgjedhja e kandidatëve të shtrihet në një nivel të përbashkët.
“Ne kemi marrë një numër vendimesh që do ti shpallim nesër.Pasi më e rëndësishme se kush do jetë kandidati që do të përfaqësojë një komunë apo bashki është se përpjkeja jonë duhet të shtrihet në nje nivel të përbashkët. Kjo nuk qështë një betjeë për 200 vetë apo më shumë, por është një betejë për të ndryshuar Shqiperinë, që të dalë nga rruga e grabitjeve dhe vrasjeve të njerëzve të pafajshme, betejë pë të materializuar me 8 maj një përpjekje që njerëzit e këtij vendi duhet ti cojnë Saliut mesazhin: Kurrë më.”
Për këtë arsy Rama bëri me dije se janë rikonfirmuar emrat e atyre kandidatëve që në vitin 2007 kanë vituar me një shumicë të konsiderushme votash. Kështu në Elbasan rikonfirmohet Qazim Sejdini, në Korcë Niko Peleshi, në Vlorë Shpëtim Gjika, në Durrës Vangjush Dako dhe në Fier Baftjar Zeqaj, në Lezhë Gjok Jaku.
Ndërkohë Rama ka përmendur se pavarësisht se partia PBDNJ është larguar nga koalicioni do ketë një marrëveshje bashkëpunimi me të.
“Dua të nënvizoj se nuk kemi një partener të mirë të këtij koalicioni Vangjel Dule, por me të do kemi një marrveshje jo politike, por një marrëveshje për të cuar para dhe që lidh tërë ata që duan Shqipërinë, por edhe aty saliu ka venë minat. Ne duam të bashkëpunojmë për Shqipërinë Europiane pavarësisht prejardhjes së tyre dhe përkatësisë se kjo Shqipëri nuk është as blu as rozë.”- ka përfunduar Rama.
Ndërkohë Rama ka nënvizuar se pavarësisht kontributit, ky koalicion shkon përtej së majtës dhe të djathtës kështu që është e domosdoshme që të bihet në një mendie për të larguar pushtetin e kusarisë dhe për të fituar betejën e 8 majit.
MBLIDHET KRYESIA E PS PER KANDIDATET E 8 MAJIT
Ora18.00 Burime nga Selia Rozë kanë bërë të ditur se pak a shumë janë përcaktuar edhe zonat e lira për aleatët. Opozita duhet të zyrtarizojë kandidatët deri në 28 mars kur është dhe afati i fundit i regjistrimit të tyre në KQZ.
Burime nga PS thonë se bashkitë kryesore thuajse janë përcaktuar ku në të shumtën e rasteve do ketë rikandidime të kryetareve aktualë si në Tiranë me Edi Ramen, Elbasani me Qazim Sejdinin, Durrësi me Vangjush Dakon, Fieri me Baftjar Zeqon dhe Korca me Niko Peleshin.
Bashkia e Shkodrës ende nuk ka ndarë kandidatin që do garojë në këto zgjedhje. Kryesia e PS do të diskutojë nesër edhe në lidhje me qendrimet e metejshme politike të partisë pas ftesës së fundit të bërë nga Astrit Patozi.
Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se kryetari i PS dhe aktualisht kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama do shpallë kandidaturën e tij zyrtarisht në 8 prill.
Por, ende nuk bëhet akoma e ditur nëse do të publikohet sot lista e kandidatëve për zgjedhjet apo do të lihet për nesër. Mbledhja e kryesisë ka nisur reth orës 18:00 dhe pas saj pritet që kryetari i PS Edi Rama të mbajë një konferencë për mediat.
(e.m/BalkanWeb)