E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Shalsi: Basha i bindet urdhrave të Berishës

TIRANË- Deputeti i PS Eduard Shalsi ka reaguar sot për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe caktimin e kandaturës së Lulzim Bashës për Kryetar Bashkie të Tiranës. Sipas Shalsit, Lulzim Basha nuk është vecse një vegël e bindur në duart e Sali Berishës.

“Aq shumë e ka rrëmbyer pasioni për të vjedhur sa që dot provoi të vidhte edhe golin e Salihit. Natyrisht jo për golin por për vjedhjen që i bëri golit, fajin e ka Saliu.Kemi parë këto ditë të lëshojë nëpër rrugët e Tiranës një Lul të ri. Katër vjet më parë kishte një tjetër Lul. Sot një lloj tjetër Luli, një Lul që Saliu e urdhëroi të shkatërronte Zogun e Zi dhe Luli i përulur e bëri. Një Lul që Saliu e urdhëron të falë detin shqiptar, dhe Luli i nënshtruar e bëri. Një Lul që që Saliu e urdhëroi të grabisë rrugën e kombit dhe Luli i bindur e bëri. Një Lul që Saliu e urdhëron të vrasë, dhe që Luli me papërgjegjshmëri, vrau.”,- ka theksuar deputeti i PS.

Ndërkohë që Shalsi ka nënvizuar faktin se rreziku kryesor për kryeqytetin dhe shqiptarët nuk është Luli, por Saliu, pasi është ai që jep urdhrat.

“E kemi parë këto ditë të vijë vërdallë rrugëve të Tiranës ndërkohë që nuk dime se cfarë porosie i ka lënë Saliu. E pamë dje të merrte bekimin e Metës së videos dhe të Mediut të Gërdecit, por nuk dimë se cfarë porosie i ka lënë Saliu”.,- ka përfunduar deputeti i PS Eduart Shalsi.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›