Diploma false, Tafaj: Hetim pedagogëve tek “Kristali”

Tafaj ka dhënë sot shpjegime në komisionin parlamentar të arsimit mbi kriteret e licencimit dhe dhënies së diplomave nga arsimi i lartë privat, duke nënvizuar se arsimit lartë ka ende sfida dhe se sistemi nuk është imun ndaj rasteve të tilla të dhënies së diplomave false.
"Kristali s’ka pasur asnjëherë vlerësim maksimal. Është vlerësuar për investime në hapësira e staf pedagogjik", tha Tafaj. Ministri i Arsimit theksoi se nga mbi 40 institucione të arsimit të lartë në Shqipëri, vetëm 3 privatë e kanë statusin e universitetit, pasi ofrojnë dhe diplomë të nivelit të tretë, pra për master e doktoraturë.
Ndërsa për opozitën situata me arsimin e lartë privat është dëshpëruese, sipas të djathtëve, kjo është një trashëgimi e socialistëve. Tafaj nënvizoi se rruga për ta kthyer potencialin sasior të universiteteve në potencial cilësor është e gjatë. /Start/
2012-05-28 16:27