Shtyhet takimi Berisha-Dule, ende pa kandidat për President

Shkak është bërë vizita e z. Dule në Greqi, ndërsa dy partitë kanë konfirmuar shtyrjen e takimit.
Deri më tani, Berisha ka zhvilluar takime me aleatët e tij në qeverisje, ndërsa bëri një ftesë për takim edhe me Dulen, por jo me kreun e PS-së, Edi Rama. Takimet synojnë të gjejnë konsensus për Presidentin e ri të vendit. Teksa të mërkurën pritet të bëhet votimi i parë, deri më tani nuk ka asnjë kandidat në garë. Kandidatët me 20 firmat e deputetëve duhet të depozitohen në Kuvend mëngjesin e së martës për t’u përgatitur për procedurat vijuese.
Pas parashtrimit të katër kërkesave të dielën nga Partia Socialiste, tashmë palët e kanë thelluar më tej hendekun e ndasive të tyre, dhe zgjedhja e Presidentit që me raundin e parë duket e pamundur. Sipas Kushtetutës, në tre raundet e para, Presidenti mund të zgjidhet me 84 vota, ndërsa më pas zgjedhja mund të bëhet me mazhorancë të thjeshtë. /Start/
2012-05-28 12:59