Diplomacia, marreveshje e MPJ me shoqerine civile
Sherbimi diplomatik shqiptar do te jete i hapur per mendimi dhe kontributet e shoqerise civile. Mamorandumi i mirekuptimit i nenshkruar dje mes Ministrise se Jashtme dhe Organizatave Jo fitimprurese ne vend synon qe shoqeria civile te jete me aktive ne diplomacine shqiptare. "Kjo marreveshje krijon mundesine qe shoqeria civile te angazhohet direkt ne formulimin e qendrimeve dhe tezave te politikes se jashtme, por dhe ne studimet strategjike afatgjate. Nepermjet ketij Memorandumi, Akademia Diplomatike prane Ministrise se Jashtme do te marre nje cilesi te re, ne sherbim te synimit tone per ta bere ate nje platforme te mendimit diplomatik shqiptar dhe nderkombetar dhe, gjithashtu, nje shkolle per diplomatet e rinj", tha dje ministri i Jashtem gjate nenshkrimit te ketij memorandumi. Nderkohe qe edhe drejtuesit e shoqatave e vleresuan kete marreveshje si nje mundesi me shume per t'i sherbyer diplomacise. "Ka nje sere elementesh mjaft konkrete te ketij bashkepunimi, qe mendoj se do te sjelle nje vlere te shtuar ne punen dhe ne ngritjen e kapaciteteve te punonjesve te MPJ. Po ashtu do te krijoje nje veterealizim te organizatave, duke dhene me shume impuls me kapacitetet e tyre ne misionin dhe punen e ketij institucioni", tha perfaqesuesi i shoqatave Sotriraq Hroni.