E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Opozita socialiste po e polarizon ne ekstrem situaten

Qamil Xhani
Polarizimi i situates politike ne vend nga ana e Partise Socialiste behet vetem per te fshehur deshtimin e punes se njesive vendore qe jane drejtuar nga ajo gjate 4 viteve te
fundit. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ne takimin e zhvilluar me elektoratin e kesaj force politike ne Fushe-Kruje. "Perpjekja per te polarizuar ne ekstrem situaten politike ne menyre artificiale permes nxitjes primitive te agresivitetit politik, ju e keni pare edhe ne Parlament, ju e keni pare edhe me 21 janar ashtu sic e shikoni ne gjuhen e helmatisur te atyre te cilet nuk duan t'ia dine per problemet qe duhet te zgjidhe 8 maji. Ata i kishin te gjitha mundesite qe probleme te tilla t'i zgjidhnin gjate mandatit qe ata kishin gjate ketyre 4 viteve ne krye te bashkive me te rendesishme te vendit", tha dje ne fjalen e tij kreu i LSI-se, Ilir Meta. Meta ka sulmuar kreun e opozites, Edi Rama duke u shprehur se po kanalizon ne menyre artificiale fushaten per zgjedhje vendore, ne nje fushate te acarte politike. Ai ka kerkuar qe kandidatet per kryetare bashkie te dalin me bilancet e tyre dhe me punen qe kane bere "Ata duan te kthejne ne nje situate te acarte politike, nje proces, i cili u takon qytetareve sikurse jane zgjedhjet lokale, nje proces i cili behet per te permiresuar qeverisjen vendore, i cili behet qe cdo i zgjedhur ne keto 4 vjet, qe synon te kandidoje, te dale me nje bilanc te arritjeve te tij ne dobi te komunitetit, me nje bilanc te realizimit te premtimeve te bera ne shkurt te vitit 2007 dhe mbi bazen e ketij bilanci te kerkojne nje mandat tjeter", tha dje kreu i LSI-se. Meta u shpreh se procesi i analizave eshte nje proces normal politik dhe duhet te sherbeje per nje bilanc, sidomos ne bashkite kryesore te vendit, ku edhe numri i popullsise eshte me i madh. "Ky eshte procesi europianizues qe duhet te ndodhe ne raportet e cdo force politike me qytetaret, aq me teper kur behet fjala per zgjedhjet lokale. Por ne te kundert duke qene se ky bilanc eshte zero per shume drejtues, sidomos te atyre te bashkive me te medha, duke qene se eshte nje bilanc teresisht negativ, atehere per t'iu fshehur bilancit midis premtimeve te bera kater vjet me pare dhe realizimeve te bera gjate kesaj periudhe, per t'iu fshehur deshtimeve per t'iu fshehur abuzimit qe eshte bere me votat e qytetarit, synohet te tejkalohet ne menyre krejtesisht artificiale me nje konflikt teresisht te stisur politik", tha kreu i LSI-se. Duke folur per rezultatin e LSI-se ne Kruje, Meta u shpreh se kjo force politike do te dyfishoje rezultatin ne zgjedhjet e dates 8 maj. "Une jam besimplote se LSI-ja ne rrethin e Krujes, jo vetem do te arrije objektivin e saj per te dyfishuar rezultatin elektoral, por do te jete nje shembulli i shkelqyer edhe ne nivel kombetar, por njekohesisht ne kete menyre te gjithe te hedhim nje hap te sigurt me 8 maj per te permiresuar jeten e cdo komuniteti", tha dje Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›