E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia ndërkombëtar i kërkon logari Sllovenisë për votën kundër vendit tonë

Vendimi i parlamentit slloven për të mos miratuar protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë për në NATO, ka alarmuar zyrtarët e aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, ka kërkuar bisedime në Bruksel me ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë, Ljubica Jelusiç. Burimet zyrtare nga qeveria sllovene, kanë pohuar se takimi erdhi pasi Parlamenti në këtë vend, nuk miratoi Protokollin për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO para Samitit të pritshëm në Prill të këtij viti. 

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve sllovene, STA, pas takimit me Shefer, Jelusiç u shpreh se javën e ardhshme, janë në pritje disa lëvizje politike që siç shpreson ajo, do të mund të pasonin me mbajtjen e një seance parlamentare dhe shqyrtimin e miratimit të Protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ministrja sllovene këto komente i bëri pas takimit që zhvilloi në Bruksel me z.Shefer. 

Por ministrja Jelusiç nuk përjashtoi edhe një referendum për këtë çështje, pas kontestit kufitar që ka Sllovenia me Kroacinë. “Nëse puna shkon deri tek organizimi i referendumit, të gjitha afatet do të tejkalohen. Shpresoj që të mos vijë puna deri tek referendumi, por edhe nëse zhvillohet, rezultati do të jetë negativ. 

Në këtë rast, Sllovenia do të jetë e përulur para syve të bashkësisë ndërkombëtare”, ka pohuar Jelusiç. Agjencia sllovene STA ka njoftuar se sekretari i përgjithshëm i Aleancës , Jap de Hop Shefer ka shprehur shqetësim për zhvillimet e reja lidhur me veton sllovene për protokollin e anëtarësimit. 

Zëdhënësi i NATO, Xhejms Apaturaj ka theksuar se Shefer vetëm ka pyetur ministren Jelusic për ratifikimin dhe ajo i ka spjeguar procedurën se si ecën. “Por sekretari Shefer asnjëherë nuk do të komentojë proceset e brendshme në një shtet anëtar”, ka theksuar Apaturaj. 

Aleanca ka shprehur shqetësime që Sllovenia nuk do të arrijë të ratifikojë Protokollin për anëtarësim të dy vendeve ballkanike në NATO para samiti të Prillit dhe para vizitës së parë të presidentit amerikan Barak Obama në Evropë, e pritshme për gjashtëmujorin e parë të vitit që ka hyrë. Agjencia sllovene STA ka njoftuar se sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jap de 

Sllovenia rrëzoi dy ditë më parë, propozimin në Parlamentin e saj, për të ratifikuar anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë dhe Kroacisë. Kroacia dhe Sllovenia kanë probleme kufitare midis tyre, çka rrezikon anëtarësimin e shtetit kroat në NATO.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›