E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet korrupsion në e Bankës Botërore në Tiranë

Korrupsioni ka përfshirë edhe zyrtarë të Bankës Botërore në Tiranë. Ekspertë nga Uashingtoni, atje ku ndodhet selia qendrore e kësaj banke, kanë zhvilluar hetime në Shqipëri, ku kanë hasur shkelje dhe mungesë transparence me fondet e kësaj banke. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti i gazetarisë investigative ballkanike (BIRN) në internet, “balkaninsight.com”, i cili shkruan se një projekt i iniciuar nga Banka Botërore me qëllim mbrojtjen e zonave bregdetare shqiptare, duhet të jetë përdorur për të prishur në mënyrë përzgjedhëse pjesë të një fshati në jug të vendit, duke lënë shumë familje pa strehë. 

Gjatë investigimit të kryer nga gazetarët Besar Likmeta dhe Gjergj Erebara, atyre u ka rënë në dorë raporti i brendshëm i grupit të inspektorëve të Bankës Botërore. Sipas raportit, të cituar nga “balkaninsight.com”, “projekti i Bankës Botërore ka kontribuar në prishjen e banesave informale, në kundërshtim me politikat e BB-së lidhur me mospërdorimin e forcës për të larguar banorët. 

Inspektorët nga Uashingtoni theksojnë se menaxhuesit e projektit kanë dëmtuar banorët vendorë në zonën ku implementohet projekti, madje kanë ndihmuar me pajisje e foto ajrore, si dhe kanë nxitur inspektoratin vendor të ndërtimit të prishë banesat. 

Përveç mosrespektimit të politikave të BB-së gjatë zbatimit të projektit, inspektorët përmendin akuza për korrupsion dhe ankesa, se prishja e banesave në Jalë është pjesë e një skeme më të madhe për ta zhvilluar zonën si objekt turistik”, - vihet në dukje nga “Balkaninsight.com”. 

Grupi investigativ gjithashtu akuzon drejtuesit e BB-së se kanë keqinterpretuar faktet dhe kanë penguar hetimet, duke mos lejuar aksesin në të dhëna, ndërkohë që vëren edhe një mungesë të pazakontë të ruajtjes së fakteve dhe regjistrimit të ngjarjeve kryesore nga ana e stafit. 

“Disa anëtarë të stafit të BB-së, si në qendër, ashtu edhe në terren, ishin ‘trajnuar’ që të jepnin informacion jokorrekt dhe të gabuar, - theksohet në raport. Madje, u konstatua edhe një rast kur një punonjës refuzoi të japë informacionin e kërkuar”, - thuhet më tej në raport.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›