Diplomacia parlamentare ende joefikase
07/12/2008 Deputetë të Komisionit të Jashtëm vlerësojnë rolin e parlamentit në marrëdhëniet ndërkombëtare
Islami: Shqipëria ka bërë progres, por mendoj se ai është modest dhe i pamjaftueshëm
Deputetët të Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme vlerësojnë diplomacinë parlamentare si një mekanizëm që po fiton terren gjithnjë e më shumë edhe në vendin tonë në funksion të proceseve integruese, e veçanërisht për çështjen e Kosovës. Transparenca në fushën e diplomacisë dhe angazhimi i të gjitha forcave politike janë dy elemente që për kryetarin e komisionit të Jashtëm Preç Zogaj dhe ish-ministrin e Jashtëm Kastriot Islami e bëjnë këtë lloj diplomacie komplementare. Por ata vlerësojnë gjithashtu se kjo lloj diplomacie nuk është ende më efikasja.
Risitë
Për kryetarin e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme Zogaj marrëdhëniet e shkëmbimit parlamentar kanë një risi të veçantë, sepse në to marrin pjesë edhe opozita, arsye kjo që ka lejuar që diplomacia parlamentare të fitojë terren. “Diplomacia parlamentare nuk është më ekskluzivitet i diplomatëve, por edhe i parlamentarëve. Edhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare ka më shumë deputetë, ka shumë forume ndërparlamentare për të zhvilluar kontaktet dhe ku zhvillohet, si të thuash, një diplomaci e këtij tipi. Gjithashtu krijon edhe më shumë transparencë kjo gjë në politikën e jashtme”, - tha ai gjatë një prononcimi për “Metropol”. Edhe për ish-ministrin e Jashtëm, anëtar i Komisionit të Jashtëm, Islami, diplomacia parlamentare gjithnjë më intensivisht, po ashtu si edhe në të gjithë vendet e tjera demokratike, po shndërrohet në një mekanizëm të fuqishëm e komplementar të veprimit diplomatik ekzekutiv në funksion të veprimeve integruese dy-dhe shumëpalëshe, rajonale e globale midis parlamenteve e parlamentarëve. “Ky veprim krijon hapësirë për angazhimin e të gjithë forcave politike dhe të kapaciteteve profesionale në funksion kryesisht të çështjeve që upërkasin parlamenteve. Në kuadër të proceseve integruese krijon mundësitë dhe hapësirat që për reformat e rëndësishme të angazhohen direkt deputetët që kanë përgjegjësinë e miratimit të tyre. Ndihmon që për çështjet madhore, si integrimi i vendit në NATO e BE apo çështja e Kosovës, të përdoren edhe marrëdhëniet që forcat politike kanë me ato simotra në parlamentet e vendeve të tjera”, - deklaroi Islami për “Metropol”. Sipas tij, Shqipëria ka kohë që në mënyrë modeste tenton të zhvillojë këtë dimension. “Formalisht, - vijoi ish-kreu i diplomacisë shqiptare, - Kuvendi i Shqipërisë është përpjekur të përshtatë mekanizmat e nevojshëm për realizimin e kësaj përmase. Komisionet parlamentare janë kanalet kryesore të këtij zhvillimit të diplomacisë parlamentare. Një rëndësi e peshë të re kanë filluar të marrin delegacionet parlamentare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Asamblenë Parlamentare të OSBE, në Unionin Interparlamentarë, në Asamblenë Parlamentare të Nismës së Detit të Zi për Siguri e Bashkëpunim etj. Po ashtu në Kuvend janë ngritur edhe grupet kuvendore të miqësisë midis Parlamentit të Shqipërisë dhe pothuajse të gjithë vendeve me të cilat kemi marrëdhënie diplomatike”, - tha ai.
Efikasiteti
Për deputetin socialist Shqipëria ka bërë progres në fushën e diplomacisë parlamentare, por është ende modest dhe i pamjaftueshëm. “Bashkëveprimi e bashkëpunimi për dosje të rëndësishme s’ka qenë në nivelin e duhur me Ministrinë e Jashtme apo të Integrimit e të Mbrojtjes si për sa i përket informimit, ashtu dhe vënies në dispozicion të dosjeve përkatëse. Mbetet shumë për të bërë, po të kemi parasysh se roli i Parlamentit për çështjet e integrimeve po rritet, dhe vendet e BE-së e të NATO-s, sidomos ato të sapo bëra anëtare, janë shumë aktive edhe në përmasën e diplomacisë parlamentare e të angazhimit, pjesëmarrjes në aktivitetet e organizatave ndërkombëtare, si në drejtimin e tyre, ashtu edhe për sa i përket nismave e lobingjeve të ndryshme në funksion të realizimit të interesave të vendit të tyre dhe të sigurimit të përfitimeve” , - vlerësoi Islami. Ai përmend edhe raste kur jo i gjithë delegacioni parlamentar ka qenë funksional për shkak të mungesës së përvojës, profesionalizmit apo njohjes së një gjuhe të huaj në nivelin e përshtatshëm. Të njëjtin vlerësim tha edhe deputeti Zogaj, i cili për efikasitetin e diplomacisë parlamentare deklaroi se “nuk mund të them se është më efikase, por është më komplementare”.
Qëndrimi i përbashkët
Komisionet parlamentare për Kosovën
Diplomacia parlamentare ka luajtur një rol të veçantë në çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe të gjitha proceseve të tjera pas pavarësimit të Kosovës. Para disa ditësh Komisioni i Jashtëm shqiptar dhe ai kosovar kanë unifikuar qëndrimin e tyre të përbashkët dhe kanë hartuar një rezolutë të përbashkët kundër planit të Ban Ki Munit. Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme priti në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë delegacionin nga Kosova, anëtarë të Komisionit parlamentar të Jashtëm në Kosovë. Në këtë takim u përpilua një deklaratë e përbashkët dhe u vendos për një angazhim të mëtejshëm të përbashkët. Në kuadër të diplomacisë parlamentare, ture të njëpasnjëshme nëpër botë, ku edhe ka lobuar për çështjen e Kosovës, ka ndërmarrë edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. E shoqëruar edhe nga delegacione, në përbërje të të cilit kanë qenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ajo ka trajtuar në të gjitha takimet çështjen pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetit që sjell ai në rajon.
Drejtuesit e lartë të shtetit
Integrimi në BE dhe marrja e ftesës në NATO
Rëndësia që ka pasur diplomacia parlamentare gjatë proceseve në kuadër të integrimit të vendit në BE dhe në NATO është përmendur si nga Presidentit i Republikës Bamir Topi, ashtu dhe nga Kryeministri i vendit Sali Berisha. Kryetari i qeverisë shqiptare në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar të PD-së menjëherë pas kthimit nga Samiti i Bukureshtit, ku Shqipëria mori ftesën për në NATO, ka vënë theksin te roli i diplomacisë parlamentare. “Po, është e vërtetë se ka qenë më aktive se kurrë diplomacia parlamentare, e cila ka luajtur një rol shumë të madh. Kur them ‘diplomacia parlamentare’, nuk nënkuptoj këtu vetëm angazhimin e Kryetares dhe të nënkryetarëve, por gjerësisht të komisioneve tona parlamentare”, - tha Berisha. Ndërsa Presidenti Topi gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi në kuadër të prioritetit të përbashkët të dy vendeve dhe popujve tanë për integrimin evropian.
Preç Zogaj (PD)
“Diplomacia parlamentare po fiton gjithnjë e më shumë terren, sidomos vitet e fundit, gjë që është e natyrshme, sepse bota është bërë më e hapur dhe sepse diplomacia nuk është më një ekskluzivitet i diplomatëve, por edhe i parlamentareve. Kjo formë diplomacie nuk mund të them se është më efikase, por është më komplementare. Por ka një rol që nuk e ka diplomacia tjetër, pasi i jepet mundësi edhe opozitës që të bëjë një diplomaci të jashtme aktive përmes deputetëve të saj apo pjesëmarrjes në delegacione ku janë edhe deputetët e opozitës. Gjithashtu krijon edhe më shumë transparencë për politikën e jashtme.”
Kastriot Islami (PS)
“Shqipëria ka bërë progres, por mendoj se ai është ende modest dhe i pamjaftueshëm. Efikasiteti i kësaj diplomacie ka mbetur larg objektivave që ka vendi dhe mundësive e kapaciteteve që zotëron Kuvendi, sidomos për sa i përket integrimit në NATO e BE dhe çështjes së Kosovës. Ka munguar programimi. Fondet në dispozicion kanë qenë të kufizuara dhe të shpërndara në mënyrë disproporcionale. Është vërejtur edhe një tendencë për përqendrimin e këtij dimensioni. Efikasiteti nuk është maksimalizuar edhe nga fakti se jo rrallëherë daljet jashtë shtetit vazhdojnë të përdoren për të joshur, qetësuar apo kompensuar deputetë të ndryshëm.”