Shtohet përhapja e sëmundjeve kardiovaskulare dhe obeziteti
07/12/2008 Sindromi metabolik mbledh kardiokirurgët e rajonit
Popullata shqiptre vuan në masë prej sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit, që shkaktojnë një nivel të lartë vdekshmërie në rang kombëtar. Për të ndihmuar në marrjen e masave parandaluese shoqata e mjekëve kardiologë ka organizuar takimin me mjekë të këtij profili në vend dhe ata të rajonit, veçanërisht të Maqedonisë dhe Kosovës, ku është konstatuar se të gjitha këto sëmundje lidhen me sindromin metabolik, që çon në prishjen e ekuilibrit të organizmit, duke e ekspozuar atë ndaj sëmundjeve të ndryshme, ku predominojnë sëmundjet e zemrës e veçanërisht të avancimit të hipotensionit arterial. Kategoritë që preken më shqepsh janë moshat e mëdha, por nuk mungojnë rastet edhe tek të vegjlit. Për këta të fundit është e nevojshme që të merren masat e duhura parandaluese që në mosha të vogla, në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre me kalimin e viteve. Ajo çfarë është parë me shqetësuese prej mjekëve është rritja e vazhdueshme e shifrave të pacientëve të prekur prej këtyre sëmundjeve, e cila mund të marrë përmasa më alarmante gjatë viteve të ardhshme, nëse nuk përmirësohet stili i jetesës. Për këtë është pohuar nga mjekët se duhet të ndërhyhet me shumë në marrëdhëniet mjek-pacient, në mënyrë që këtyre të fundit t’u tregohen këshillat e duhura të promovimit të një jete të shëndetshme e pa rrezikun e sëmundjeve të përmendura më lart. Paketa e këshillave përmban kujdes në procesin e ushqyerjes, duke shmangur produktet që treten me shumë vështirësi nga organizmi, si dhe shtimin aktiviteteve fizike gjatë ditës. Përveç këtyre rekomandohet dhe rregullsia e shpeshtë në kryerjen e vizitave mjekësore për t’i kapur në kohë problemet. Edhe në botë këto sëmundje kanë përhapje të madhe, për shembull, në Amerikë rreth 50 milionë persona vuajnë nga sindromi metabolik, ndërkohë që deri më 2010-n, sipas specialisteve, mendohet që kjo shifër të shkojë në 70 milionë persona.
Mungesa e kiteve dhe e reagentëve
QSUT, sigurimi i tyre deri në fund të muajit
Shërbimet që ofrohen në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” tashmë janë pajisur me medikamentet bazë të zhvillimit të aktiviteteve të përditshme. Por kundrejt këtij fakti shihet si shqetësuese mungesa e kiteve dhe e reagentëve. Megjithatë, drejtoresha e këtij spitali pohon se i “vetmi problem për QSUT-në mbetet ende problem lëvrimi i kontratave për kite dhe reagentë laboratorikë, që janë lidhur, por nuk kanë filluar të lëvrohen. Kjo ka shfaqur pengesa të shumta në kryerjen e ekzaminimeve të ndryshme, duke i detyruar pacientët të presin ose t’i sigurojnë ato në mënyrë private. Përkundrejt kësaj situate pohohet se edhe kjo pengesë do të marrë fund gjatë këtij muaji (dhjetor 2008), duke qenë se kontratat tashmë janë lidhur dhe pritet vetëm lëvrimi dhe sjellja e tyre në ambientet e pavijoneve përkatëse. Ndërkohë për aparaturat e ekzaminimeve, që janë në mungesë, pohohet se gjatë vitit të ardhshme do të sigurohet një tjetër numër i tyre, duke bërë të mundur që të mos krijohen më radhë të gjata dhe dyndje pacientësh për diagnostikimin e sëmundjeve. Një masë e tillë do të merret veçanërisht për ekzaminimet e shtrenjta, të cilat kanë dhe numrin më të lartë të vizitave që ndodhen në listat e pritjes, konkretisht ato të skanerit apo të rezonancës magnetike. Këto të fundit janë aparatura unike dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë jashtë përdorimit pasi përballojnë një fluks të lartë pacientësh, ku më problematike situata mbetet për pacientët e rretheve. Aktualisht po procedohet me detajet e fundit të kalimit të spitaleve në skemën e sigurimeve, ku pa dyshim do të jetë dhe QSUT-ja. Kështu, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore do të bëhet blerësi i vetëm i shërbimeve në spitale, duke synuar kështu rritjen e cilësisë së shërbimeve kundrejt pacientëve. Gjithashtu janë lidhur kontratat dhe me 42 spitalet që do të përfshihen në skemën e sigurimeve shëndetësore.