Diplomacia po ngrys ditet e saj te fundit
Shefi i diplomacise italiane z. Frattini e cilesoi ndermarrjen e pagezuar nga Wikileaks si nje 11 shtator i diplomacise boterore duke u dhene ngjyrime te qarta negative. Qellimi kryesor i kesaj adrese ueb e krijuar me 2006-n nga Julian Assange eshte mbledhja e materialeve zyrtare akoma me teper e atyre sekrete qe bredhin neper kancelarite e diplomacise boterore. Me pas vjen shperndarja e tyre e cila do te thote pasqyrim anembane globit te sekreteve planeve bashkebisedimeve te permbajtura nga qeverite e ndryshme. Kjo zhdervjelltesi pasqyrimesh sigurisht qe ka shqetesuar ne radhe te pare administraten e SHBA-se e cila zoteron edhe rrjetin me te shperndare te perfaqesive diplomatike sot ne bote. Fakti qe Wikileaks pretendon te kete materialet qe Uashingtoni ka kembyer me ambasadoret konsujt etj. te emeruar ne cdo vend te globit sigurisht qe ka krijuar peshtjellim. Ne javen ne vijim nga ora 22.30 e se dieles 28 nentor deri ne te njejten ore te se dieles 5 dhjetor Wikileaks ka premtuar se do te botoje materiale te nxehta qe u perkasim marredhenieve diplomatike qe nga vitet 60 deri ne 2006-n. Ato jane pjese e nje fondi prej 250 mije dokumenteve zyrtare nje pjese e te cilave jane te mbuluara nga vula e sekretit. Do fillohet te dielen me marredheniet Uashington-Europe pastaj do te kalohet te ceshtjet e Lindjes se Mesme deri te dielen e ardhshme kur do cukisim ndonje lajm thumbues lidhur me Kinen. Madje te dhenat qe kane kapercyer pragun e konfidencialiteteve thone se do te zbulohen edhe materiale qe tregojne marredheniet e Shqiperise me vendet fqinje Greqia mbi te gjitha.
Qe te jemi me te qarte gjithe ky makinazh eshte i jashteligjshem dhe ne terma juridike percaktohet si vjedhje dokumentesh. Wikileaks shfrytezon shkembimet e notave diplomatike mes Uashingtonit dhe ambasadave te tij te cilat raportojne cdo dite situaten e vendeve ku jane me seli. Cdo raport i tille pasi shkembehet hyn ne fondin e arkivave te dikasterit te jashtem te cilet kudo ne bote jo vetem ne SHBA kane nje periudhe te percaktuar ruajtjeje konservim. Ka disa shtete qe kete periudhe e kane relativisht te shkurter diku tek 20 vjetet ne rastin amerikan te tjere si Rusia apo Italia ku preken 50 vjetet e kane ende tejet te gjate. Keshtu nese arkivat amerikane jane tashme te hapur per periudhen e Raegan-it ata ruse ish-sovjetike mbeten ende te cellofanosura ne vitet e Stalinit. Arkivat jane buka e perditshme e nje historiani i cili sidomos ne tematika te caktuara politike ose me ngushtesisht diplomatike troket pikerisht ne ato dyer per te zbuluar te vertetat e dokumenteve. Por ka edhe nga ato rafte arkivash qe mbeten te kycur edhe pasi periudha e pjekjes ka kaluar. Ne te tilla raste ka disa leje te posacme administrative qe mund te japin udhezimet per perdorimin e dokumentacionit. Disa vite me pare per shembull Britania e Madhe u lejoi ish-ministrave perdorimin e materialeve arkivore te kohes kur ata ishin ne krye te detyres edhe ne rastin kur dokumenti klasifikohej si sekret. Megjithate ne kete rast duhej respektuar kushti i mosdhenies se informacionit. Personaliteti i larte shteteror qe lexonte dokumentet nuk mund ti botonte ato ose te jepte deshmi te shkruara rreth tyre.
Por shumekush mund te pyese se pse duhet qe raportimi shteteror te mbetet i fshehte. Shumica derrmuese e dokumenteve diplomatike jane monotone shkembime routine te opinioneve mes nje ambasadori e nje ministri te cilat nga nje rresht te tjetri shprehin mendime personale ose qendrime qeveritare. Por pikerisht keto mendime personale batuta te rastit apo pasaktesi pikepamjesh mund te krijojne cfaredolloj ngjarjeje qe shtyn drejt ndryshimesh te metejshme. Diplomacia nuk eshte nje krijese e castit por nje zhvillim dinamik i cili krijohet piqet dhe ka metamorfozat e tij ne kohe. Zberthimi publik i nje opinioni te kushtezuar nga e tanishmja mund te krijoje pasoja ne nje proces qe ndoshta ka vite qe po kryhet. Perkrahja qe qeveria austro-hungareze i dha Shqiperise pas shpalljes se pavaresise ne vitin 1912 ishte e qarte prej se paku nje dekade nese shohim dokumentacionin ne ditet tona. Por gjate asaj periudhe berja publike e te tilla qendrimeve mund te shkaktonte xhelozira rajonale me Greqine dhe Serbine dhe perplasje gjeopolitike me Rusine qe ishte kundershtare dhe Italine qe ende nuk ishte e bindur. Po tu afrohemi diteve te sotme nje mikrofon i fshehur ne bashkebisedimin mes diplomateve mund te nxjerre ne drite cudira ose kuriozitete por mund te ndalin edhe procese qe shkojne pertej castit.
Megjithate vlen te permendet fakti se asnjeri nga dokumentet qe do paraqese Wikileaks te pakten me cthone zerat nuk eshte i cilesise se larte. Pra kemi dokumente sekrete rreth 5 te totalit por jo top sekret. Sigurisht shume letra qe paraqesin luften ndaj terrorizmit ne vitet e Bushit do te shkaktojne kuriozitet dhe pyetje. Por asnje nga keto dokumente nuk shpreh fjale direktiva ose opinion te personave me grade me te larte shteterore President minister etj.. Sic e thame edhe me siper aty behet kryesisht fjale per shkembime burokratike te notave diplomatike gje qe mund ta uli shume entuziazmin e kujt mendon per zbulime dekonspirative. Nese ambasada amerikane ne Berlin e cileson koalicionin e Kristian-Socialisteve gjermane si cift i kahershem qe urrehet por qe nuk ndahet per te miren e bijve nuk duket se kjo shkon pertej imagjinates se nje opinionisti diletant. E njejta gje vlen edhe per mospranimin qe sic ka dale deri tani amerikanet u bejne ekstravagancave te Ghedafit i cili kish kerkuar ngritjen e nje tende mbreterore mu ne mes te Manhatanit. Qe sauditet kerkojne te shtyjne amerikanet drejt nje lufte me Iranin rival i tyre i vjeter nuk duket nje e re edhe pse tani e perforcon Wikileaks me nje bisede te botuar mes Mbretit Abdullah dhe ambasadorit perkates amerikan. Gjithashtu Rusia shtet ne doren e mafieve eshte opinioni i shumices derrmuese te analisteve nderkombetare. Nuk ben cudi qe ndonje diplomat amerikan ne Moske te kete po kete opinion. Te tilla biseda kafenesh sic do perkufizoheshin ne nje Tirane te perbotshme perbejne me shume shkembime batutash sesa risi informacioni per zhvillimet boterore. Sic pohojne autoritetet italiane nder me te reklamuarat nga spiunimet e Wikileaks ato nuk do te japin shkas per ndryshime marredheniesh mes Romes dhe Uashingtonit. Besojme se e njejta gje vlen edhe per qeverite e tjera per me teper qe SHBA-ja ka jave qe ka nisur nje proces informimi rreth ketyre dokumentesh ndaj qeverive partnere ne perpjekje per te larguar cdo surprizim.
Qasja qe duket me e qarte gjithsesi ka te beje me natyren e vjedhjes se informacionit. Shperthimi i shume rrjeteve boterore zgjerimi mediatik dhe politizimi i skajshem i trajtimin te informacioneve ka bere qe izolimi shpesh te kembehet me clirimin e sekreteve. Sot Shtetet e Bashkuara zoterojne nje strukture te jashtezakonshme per ruajtjen dhe perpunimin e informacionit celesin e se ciles e kane dy milione persona ndash teorikisht te besuar ndash qe u perkasin hierarkive administrative dhe ushtarake. Fakti qe nje djalosh 22-vjecar Bradley Manning i cili besohet se i ka kaluar materialet Wikileaks-it ka arritur te nderhyje ne database dhe te zhbiroje ne te tregon edhe dobesine ne baze te kesaj strukture. Mbi te gjitha Uashingtoni vuan nepermjet zhvillimit te tij teknologjik transparencen qe ka ne krahasim me regjime si ai kinez ose rus. Natyra e hapur amerikane e ben me te ndjeshem ndaj nderhyrjeve ne sistem privilegj negativ i te qenet fuqi e madhe dhe trajtese gjithmone krahasimisht demokratike. Ky fakt mund te shfrytezohet nga kush eshte i bindur si Wikileaks se informacioni duhet te jete teresisht i hapur ne kohe dhe hapesire. Nuk perjashtohet qe nje fenomen i tille te krijoje konkurrence dhe te tjere mund te tundohen nga fitimprurja e nje ndermarrjeje te tille. Fakt ky qe mund te prodhoje edhe fenomene te ngjashme me kunderspiunazhin pra rrjedhje informacioni qellimisht te ndertuar per tu vjedhur nga rrjetet publike ne internet. Sajese e krijuar enkas si per te mashtruar kundershtaret ashtu edhe per te ngritur nivelin e anarkise se informacionit. Dikush dyshon madje se Wikileaks po pagezon nje periudhe te re gati nje epoke ne diplomacine bashkekohore. Por le te themi qe revolucionet krijojne lajm dhe nuk e perpunojne ate aq me teper qe diplomacia eshte e specializuar pikerisht ne kete te fundit.