E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me ke eshte amerikani

Ajo qe pritej ndodhi. Bomba e Wikileaks plasi duke i paraprire nje epidemie globale ethesh kurioziteti dhe ankthi. Brenda disa oresh website-i i organizates ku ndodheshin dokumentet komprometuese u mbingarkua aq shume saqe u kthye ne nonsens edhe vete ideja e publikimit te ketyre materialeve. Rruget e komunikimit u zune nga trafiku i atyre qe udhetonin permes internetit per te mberritur tek arkiva sekrete keshtu qe pa pasur fare nevoje pezullimi apo bllokimi zyrtar per ore te tera askush nuk arriti te kishte me akses atje.

Kjo qe ndodhi eshte nje tregues sesa shoqeria e sotme ka etje per te verteten. E verteta eshte nje bekim ne cdo rast e megjithate fatkeqesisht nuk mund te themi se pas publikimeve te Wikileaks bota po e ben gjumin me e qete. Ate ndjenje uniteti dhe bashkesie qe zakonisht e krijon ndonje kercenim terrorist e me rralle ndonje transmetim i kampionatit boteror te futbollit kesaj radhe po e ofron faqja e internetit e nje 39-vjecari nga Australia qe thone se fshihet poshte nje bunkeri.

Nga Nju Jorku ne Tokio nga Riadi ne Buenos Aires mbizoterojne nderkohe ndjenja te perziera nga njera ane padurim dhe deshire per hakmarrje tek te privuarit e deridjeshem te informacioneve sekrete nga ana tjeter hutim dhe befasi tek ata te cileve u referohet ai material qe diplomatet amerikane perdornin per komunikim mes vedi. E gjithe kjo i ngjan nje skenari te kinematografise futuriste.

E megjithate po ndodh e gjitha sot ketu dhe te gjithe ne te gjallet e vitit 2010 jemi deshmitare okulare. Gazetare dhe publiciste e barazojne zbulimin e dosjeve te Wikileaks me ate te nje thesari. Zyrtare qe vetem ata e dine se ne cdollap i kane fshehur skeletet po djersijne. Hakmarrja e Xhorxh Oruellit apo shperthimi i brendshem i nje sistemi te nderlikuar burokratik kontrolli duket se frymezon shume njerez.

Sidoqofte jemi aktualisht ne nje nga momentet e rralla kur e ashtuquajtura Perandori Globale po ndjehet dhe merr fryme si nje e tere. Jehona boterore kersheria dhe pesha e ndikimeve qe pasojne valet e publikimeve te Wikileaks rikonfirmojne Ameriken si lider te kesaj perandorie apo zemberekun qe luhat lavjerresin e humorit global.

Te gjithe duan te dine se cfare mendojne amerikanet sa seriozisht i marrin amerikanet sa i urrejne amerikanet apo ne varganin e konflikteve dhe mosmarreveshjeve ne anen e kujt jane amerikanet Kerkohen gjurme cinizmi ne dokumente. Kerkohen elemente qe sic e do moda te tregojne dyfytyresi amerikane por sherbimi me i mrekullueshem qe Wikileaks mund ti beje opinionit publik ndash te pakten ne vende si Shqiperia ndash eshte zhveshja nga komplekset e vete opinionit publik heqja e dorezave dhe te folurit troc.

Shikoni lakrori te cilit po i hapen petet me ane te Wikileaks eshte nje pune e imte. Para se te jete nje cisterne sekretesh ai eshte nje rrefyes sesi duhet te punoje nje sherbim diplomatik. Nje shtet ka nevoje te kete nje opinion mbi shtetet e tjera ne menyre qe te dije si te sillet me to. Te dije ku i kane ata pikat e dobeta cfare ua ndez emocionet dhe cfare i dekurajon.

Ekzistojne sherbimet sekrete por ato jane vetem njera ane e medaljes. Informacioni eshte pushtet dhe ai eshte i mirepritur nga cilidolloj burimi ardhte. Edhe nje pikepamje zyrtari ambasade rreth zyrtarit vendas me te cilin atij iu desh te takohet ka vlere. Harrojini buzeqeshjet e stampuara qe diplomatet mbajne ne fytyre sa here jane duke bere punen e tyre. Edhe nje pershtypje per menyren e sjelljes se nje titullari gjate takimit sherben per te nxjerre nje perfundim.

Deri ku mund te shkoje perpunimi i informacionit Perpunimi i informacionit mund te shkoje deri aty sa edhe keto te dhena qe vijne nga njerez fare periferike te misioneve diplomatike mbi menyren sesi i shohin ata gjerat ne vendin ku jane caktuar te mblidhen kategorizohen perpunohen dhe ti japin vlere nje pikepamjeje me te madhe qe institucioni ka mbi vendin ne fjale.

Ky eshte nje gur ndihmes ne mozaikun e piktures rajonale e me pas globale qe qeveria amerikane nderton perpara syve te vet. Merret me mend qe ata pastaj e krahasojne kete panorame me planin e interesave amerikane qe per shume kritike nuk jane interesat e publikut amerikan por ato te biznesit te atjeshem. Prej ketu lindin pastaj miqesite dhe zemerimet ata qe e ndiejne doren e ndihmes se Uashingtonit dhe ata qe u pervelohen mollezat nga shuplakat.

Mrekullia eshte se ndersa ndodh i gjithe ky proces te gjithe jane shoke me te gjithe. Diplomatet buzeqeshin thone batuta dhe u rrahin shpatullat bashkebiseduesve. Ne mbremje kthehen ne zyre dhe i dergojne Foggy Bottom-it selise se Departamentit te Shtetit raportin e vet te shkruar qarte shkurt dhe me objektivitetin tipik te anglo-saksonizmit.

Zyrtari i korruptuar dhe i paafte mund te jete quajtur mik i shtrenjte ne takimin dypalesh. Ne raport ai do te quhet pikerisht i korruptuar dhe i paafte. A eshte apo jo ne interes te Amerikes qe ai te jete i korruptuar e i paafte kjo eshte tjeter ceshtje. Rama dhe Berisha mund te fshikullohen te dy barabar ne nje deklarate publike te ambasades amerikane ne Tirane. Ne shkresen secret qe i vihet mbi tavoline te derguarit te Uashingtonit perpara se te bisedoje me ta thuhet cope se kush po e con vendin drejt gremines. A i volit Uashingtonit kjo prape tjeter mesele. Shqiperia dhe Greqia thuhet zyrtarisht nxiten te gjejne gjuhen e perbashket sa here i skermisin dhembet njera-tjetres ne merine e vet shekullore. Ne raportet e brendshme do te dale qarte se kush po i bie me qafe kujt. Serish nuk mund te mesohet se a perfiton a humb Amerika nga kjo ceshtje.

Kjo pune e imte e voluminoze sic thame eshte gjithcka qe ofron Wikileaks. Sigurisht ne materialet e rrjetit te dekonspirimit ndash sic quhet me nje zhargon ne krijim e siper sajti i famshem ndash nuk do te mund te gjejme dot menyren sesi ky informacion perpunohet. Nuk do te mund te shohim dot shprehjen e fytyres se zyrtarit te Uashingtonit qe merr radiogramen sekrete nga Tirana sesi ai e vendos ate ne nje renditje tok me informacione te tjera ne nje tip hit-parade sipas rendesise. Se si ato pastaj seleksionohen dhe formojne raporte me te zgjeruara me te cilat ushqehen njerezit e ngarkuar per tu marre me Shqiperine. Te gjitha keto ne duhet ti marrim vete me mend.

Burokracia si e keqe e domosdoshme ka edhe risqet e veta. Per hir dhe ne saje te ketij komoditeti qe te jep te qenit nga ana tjeter e gardhit qytetari i sotem i botes mund ti lejoje vetes lloj-lloj fantazimesh. Qofshin ato edhe te ngjashme me fiksionet e Xhorxh Oruellit.

Qytetari shqiptar nderkohe mund te shpresoje qe tok me zbardhjen flete-flete te trafikut me korrespondence diplomatike nga Tirana ne Uashington te shohe se perceptimet e tij ndaj njerezve ngjarjeve dhe dukurive qe ia bejne jeten e veshtire ketu ne atdheun e vet pro-amerikan te perputhen me konstatimet e qytetarit amerikan qe rastis te sherbeje si punonjes ambasade apo i derguar diplomatik tek ne. Te zbuloje se pertej gjuhes diplomatike buzeqeshjeve formale dhe interesave amerikane te cilat e perserisim disa ankohen se sjane vertet te qytetareve amerikane cfare mendon realisht vellai i tij rrogetar zyre qe e kane derguar te kuptoje shqiptaret. Ne nje fare menyre shqiptari i zakonshem i lodhur i merzitur e i tradhtuar ne luften e tij te perditshme me keqperfaqesuesit e vet pret te zbuloje me ke eshte amerikani

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›