E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhjet vazhdojne masivisht panik ne linjen e Unazes

Paraditen e te henes pasagjeret e nje autobusi te linjes se Unazes jane bere protagoniste te nje ngjarjeje te pazakonte. Qytetaret kane perjetuar panik ne afersi te stacionit te trenit pas nje vjedhjeje te ndodhur ne autobus. Ka qene ora 845 kur nje person qe ndodhej ne autobus duke pretenduar se i kishin grabitur portofolin per plot per 15 minuta ka mbajtur peng udhetaret. I riu ka kercenuar shoferin e mjetit qe te mos hapte dyert duke mos lejuar keshtu asnje njeri te zbriste. Sipas personave qe ndodheshin ne autobus ai perseriste shpesh frazat Leket mbajini por me ktheni dokumentet qe kam brenda ne portofol. Pas disa minutave tension ku pasagjeret i kerkonin te riut qe ti kontrollonte dhe ti linte te iknin nje prej tyre ka lajmeruar policine. Me ardhjen e patrullave te komisariatit 3 situata eshte qetesuar. Policet kane kontrolluar te gjithe pasagjeret por portofoli nuk eshte gjetur pavaresisht pretendimeve te te riut. Fenomeni i vjedhjes neper urbane pritej te merrte fund me ardhjen e 30 urbaneve te rinj te linjes se Unazes te cilet kishin te instaluar edhe kamera. Keshtu xhepistet apo edhe veprat e tjera si ngacmime do te jene nen mbikeqyrjen e kamerave te cilat gjenden te instaluara ne urban. Fale nje disku te instaluar ne kamere ajo do te regjistrojne gjate gjithe dites dhe ne rast te konstatimit te vjedhjeve ato do te raportohen ne polici.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›