Te llastuar maniake te dobet te rrezikshem. Ja lideret permes syve te diplomacise ne Uashington
Per here te pare per fatin e keq te atyre qe qeverisin ne Uashington jepen detaje te gjykimit qe diplomacia amerikane ka per lidere dhe udheheqes te ndryshem te botes. Kjo behet permes publikimit te nje numri dokumentesh te mbledhura nga sajti Wikileaks te cilat iu dhane per botim disa prej gazetave me te medha amerikane.
Krere shtetesh te vendeve aleate aleate afatgjate dhe armiq numer nje si Ahmadinexhadi dalin ne reviste permes ketyre dosjeve qe perbehen nga te dhenat e sherbimeve sekrete dhe materiale diplomatike po sekrete. Eumlshte nje kornize impresionuese qe tregon nje ane te panjohur te shume prej lidereve te botes nje ane e panjohur per publikun por jo per diplomacine amerikane qe kerkon te jete e informuar realisht dhe ne hollesi mbi ata me te cilet ka te beje. Behet fjale per nje sfilate vesesh defektesh politike strategjish skeletesh ne dollap pra me pak fjale per nje radiografi top sekret te shtetareve qe tashme nuk eshte me top sekret.
Keshtu kemi dokumente sipas te cilave e ngarkuara me pune prane ambasades amerikane ne Rome i shkruan Uashingtonit ne lidhje me Kryeministrin italian Berluskoni ne lidhje me festat e gjata qe organizon dhe se pikerisht fale ketyre festave ai eshte fizikisht dhe menderisht i paafte. Edhe pikerisht lajmi per festat e Berluskonit ka ngjallur shqetesim per diplomacine amerikane. Ne dokumente flitet edhe per lidhjen teper te ngushte mes Putinit Kryeministrit rus dhe Kryeministrit italian nje miqesi qe konsiderohet si e bazuar te dhuratat e cmuara kontratat e majme energjetike permes nje ndermjetesi-hije. Si perfundim Berluskoni Kryeministri italian ne gjykimin e ambasades amerikane shfaqet gjithnje e me shume si nje zedhenes i Putinit ne Europe sesa si nje lider i nje vendi te pavarur. Nje rol ky qe ka alarmuar shume Shtetet e Bashkuara qe nuk mund te tolerojne lojen e dyfishte nga nje partner i perbashket i NATO-s. E per te vazhduar me Putinin ajo qe thote ambasada amerikane per te eshte edhe me ofenduese per Kryeministrin. Ai cilesohet si qen race qe ushtron supremacine e tij te te gjitha autoritetet me te larta te vendit. Krahasuar me te Presidenti Medvedev pra lideri qe Obama ka zgjedhur si pale per rivendosjen e marredhenieve mes vendit te tij dhe Rusise ai edhe pse eshte zyrtarisht ne nje pozicion me te larte se Putin ne realitet eshte krahasuar me Robinin kundrejt Batamanit pra me pak fjale konsiderohet si nje figure me e dobet dhe deri diku vasale ndaj Putinit. Ndersa per Gedafin nje tjeter personazh kyc ne panteonin e lidereve boterore informacionet kapin edhe aspekte te jetes se tij private. Eumlshte hipokondriak i filmon te gjitha vizitat e tij mjekesore eshte i fiksuar pas gjilperave me botox qe i heqin rrudhat dhe e tregojne shume me te ri ne moshe se ceshte. Ai ka frike nga udhetimet e gjata dhe nga katet e larta dhe kerkon gjithmone me vete nje infermiere seksi e bionde nga Ukraina. Madje kjo grua eshte kaq e rendesishme per Gedafin sa per te ai shpesh dergon avionin personal per ta marre kur i duhet per ti qendruar prane gjate nderhyrjeve plastike ne fytyre. Nje rast i tille ishte ai para daljes ne fjalimin e mbajtur ne shtator ne OKB.
Cdolloj dobesie personale e lidereve kalohet neper filtra dhe perben nje material te cmuar per te gjykuar dhe per te vendosur menyren e sjelljes se administrates amerikane perkundrejt lidereve te huaj. Gjykimet per Berluskonin jane vecanerisht te rrepta por edhe te tjeret nuk mbeten me pas. Keshtu Presidenti francez Sarkozi ka nje portret aspak te pelqyeshem. Keshtu ne dokumente ai cilesohet si nje perandor i zhveshur per shkak te stilit autoritar per parapelqimin e injorimit te vazhdueshem te Kryeministrit te tij ne publik dhe ate te anetareve te tjere te qeverise. Ndersa per Kancelaren gjermane Merkel jepet cilesimi Teflon qe eshte edhe materiali qe perdoret per tiganet ne te cilen ushqimi nuk ngjitet. Ajo konsiderohet nje Kancelare kembengulese kur ndodhet ne veshtiresi por edhe shume pak kreative. Me pak fjale lideret europiane nuk shihen me sy te mire nga diplomacia amerikane duke u nisur nga vleresimet diplomatike. Me te hidhur amerikanet kane qene ne lidhje me ministrin e Jashtem gjerman Westerwelle i cili rezulton te jete antiamerikan dhe pak kompetent ne detyre.
Ndersa publikimet ne lidhje me lideret e vendeve qe Amerika i konsideron armiq jane te rendesishme gjithashtu sepse permes tyre shfaqet nje bote edhe me e rrezikshme e veshtire per tu drejtuar dhe mbushur me kercenime. Ahmadinexhad krahasohet me Hitlerin ose me nje Pinocet te ri per zgjedhjen e te cilit populli iranian do te pendohet seriozisht. Diktatori i Korese se Veriut Kim Jong Il qe aktualisht e ka vene Ameriken para nje krize te rende nderkombetare keto dite eshte nje plak i budallepsur pas iktusit. Lideret e Kines jane ne fakt mandatoret e vertete te sulmit kunder Google dhe qe nga viti 2002 sipas disa informacioneve te ambasades amerikane ne Pekin ka pasur nje direktive te drejtperdrejte dhe te koordinuar per sabotime informatike ne dem te qeverise amerikane dhe te aleateve te saj europiane.
Ne teatrot me te nxehte te Lindjes se Mesme dhe te Azise Qendrore palet e privilegjuara te Uashingtonit shfaqen si pale me besueshmeri te paket ose me keq akoma. Per Kryeministrin hebre Natanjahu ka nje gjykim pozitiv ne dukje por ne fund jepet edhe mesazhi se nder te tjera ai eshte nje njeri qe nuk i mban premtimet. Dhe te mendosh se ky eshte njeriu ndaj te cilit Obama ka mbeshtetur planin e tij per paqe ne Lindjen e Mesme. Shkaterrimtar eshte nderkohe portreti i Presidentit te Afganistanit Karzai te cilit Obama duhet qe ti kaloje pak nga pak pergjegjesine e luftes kunder talebaneve. Ai konsiderohet nga Uashingtoni nje paranoiak i zhytur ne korrupsion e me vellain qe eshte shefi i trafikanteve te droges. Dy dite me pare sekretarja Amerikane e Shtetit ka kaluar ore te gjate ne telefon me shefat e shtetit qe shfaqen ne dosjet e Wikileaks per te qetesuar plaget e sapohapura. Por vetem diplomacia ndoshta kete here nuk do te mjaftoje per qetesimin e ujerave. Ne te ardhmen do te duhen rregulla te reja menyra te reja te shkembimit te informacionit.