Diplomat, Tahiri: Së shpejti nis zbatimi i njohjes
PRISHTINË- Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri deklaron se marrëveshja për njohjen e diplomave e arritur në Bruksel, do të nisë të zbatohet që nga ky muaj.
Sipas të përditshmes Zëri, zëvendeskryeministrja tha se kjo marrëveshje do të mundësojë njohjen e diplomave të studentëve që kanë kryer studimet në të gjitha universitetet në territorin e Kosovës.
Detyrën për implementimin e kësaj marrëveshje do ta ketë Asociacioni i Universiteteve Evropiane, ndërsa puna konkrete do të kryhet nga një përfaqësi që do të hapet në Prishtinë, që do të prese dhe kërkesat e studentëve.
Tahiri ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshjeje, që sipas saj, do të zbatohet pa ndonjë pengesë dhe se është e zbatueshme që nga 1 janari i këtij viti.
(el.me/BalkanWeb)