Greqi, vidhet vepra e Pikasos nga Galeria Kombëtare në Athinë
ATHINE - Një vepër e piktorit të famshëm Pikaso dhe një tjetër e Mondrian janë vjedhur sot herët në mëngjes, në ora 05:00, nga Galeria Kombëtare në Athinë.
Persona të paidentifikuar bastisën ndërtesën, vodhën dy veprat e artit dhe pastaj u larguan.
Sipas informatave paraprake, pikturat e vjedhura janë "Kokë gruaje" e Pikasos dhe një vepër e Mondrian, gjithashtu pjesë e galerisë.
"Kokë gruaje" është pikturuar nga Picasso në vitin 1934 dhe në vitin 1940 ai ia bëri dhuratë e shoqatës franceze të Galerisë Kombëtare.
Policia thotë se vjedhësit kanë hyrë në pjesën e pasme të ndërtesës, dhe janë përpjekur për të vjedhur edhe një vepër të tretë, por pa sukses, ndërsa informacione të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, flasin edhe për një vepër tjetër të vjedhur.
Në vendngjarje janë marrë materiale për hetim dhe pasdite pritet një njoftim zyrtar nga policia, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Galerisë Kombëtare.