E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet njeriu me emrin më të cuditshëm në Botë

TIRANE-Kur policia arrestoi një 30-vjeçar nga Wisconsin, SHBA, besohet se e ka patur shumë të vështirë të shqiptojë emrin e tij.
Ai quhet Beezoë Doo-Doo Zopittybop-Bop-Bop dhe arrestua për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge.

Fillimisht ai e ka pasur emrin Jeffrey Wilschke, por vendosi ta ndryshojë ligjërisht në këtë emër të çuditshëm.
Beezow Doo-Doo Zopittybop-Bop-Bop u arrestua pasi fqinjët e tij ishin ankuar për përdorim të tepruar të pijeve dhe drogës nga ana e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›