Krasniqi nuk njeh limite: Tani dua titullin botëror
TIRANE-Një ditë pas triumfit ndaj francezit Hakim Zoulikha për titullin kampion Evrope në ringun e Magdeburgut, boksieri kosovar Haxhi Krasniqi tregon synimet e tij për të ardhmen. Një seri goditjesh të fuqishme në fund të ndeshjes i siguruan atij triumfin e 36-të radhazi në karrierë, pas një nokauti teknik. "Nuk e prisja që të ishte kaq e vështirë, - deklaroi dje Krasniqi për gazetën "Koha Ditore". - Por, për kundërshtar kisha një boksier të papërshtatshëm". Me këtë fitore, gjasat janë që boksieri nga Kosova gjatë këtij viti të luftojë për titullin e botës në peshën gjysmë të rëndë ndaj britanikut Natan Kleverli. "Pres që shumë shpejt të luftoj për gjerdanin e botës. Tashmë mund të renditem i dyti apo i treti në federatën ËBO", deklaroi Krasniqi.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)