Serbia: Kuçi po gjuan me gurë sic bënë protestuesit me Tadic
BEOGRAD- Serbia dënon deklaratat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili deklaroi dje se në të ardhmen qeveria nuk do ta lejojë hyrjen e presidentit serb, Boris Tadiç, në Kosovë.
Shefi i zyrës për marrëdhënie me media në Qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajlovic, ka thënë se paralajmërimet e zëvendëskryeministrit kosovar se nuk do të lejohen në të ardhmen vizitat në Kosovë të kreut të shtetit serb, janë një tjetër “gur i hedhur në autokolonën në të cilën ishte Tadic” dhe grupit serbëve që kanë shkuar në Deçan për të festuar Krishtlindjet ortodokse sllave.
"Mendoj se me këtë deklaratë pothuajse e gjithë Qeveria e Kosovës është rreshtuar në pjesën ekstreme, sepse mundohet t’i afrohet Vetëvendosjes e të arsyetoj veprimet e këtij grupi”, ka thënë Mihajlovic për Beta.
Mihajlovic vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje paraqet një sfod dekorativ që kryeministri i Kosovës të shfaqet si demokrat, “ndërsa në bashkësinë ndërkombëtare të japë mesazhe se ka edhe shqiptarë ekstremë”.
(el.me/BalkanWeb)