E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizohet në Tiranë Konferenca e Pestë Ndërqeveritare e Nivelit të Lartë për Reformën “Një OKB”

22-06-2012 / Gazeta 55

300 përfaqësues nga 40 vende te globit, mblidhen të mërkurën në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë Ndërqeveritare te Nivelit të Lartë për Reformën “Një OKB”
 
Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri konferenca ndërqeveritare e nivelit të lartë ndërkombëtar për reformën “Një OKB”, organizuar nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Konferenca tre ditore (27-29 qershor 2012), që organizohet çdo vit në vende të ndryshme të botës, do të përshëndetet në ditën e parë të saj nga Kryeministri i vendit z. Sali Berisha dhe  Znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së (UNDG) dhe Administratore e UNDP-së (ish kryeministre e Zelandes se Re). Pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga 40 vende të botës, përfaqësues nga vendet donatore, krerë e përfaqësues të lartë të sistemit të OKB-së, etj. Synimi i organizimit të konferencës është të përmirësojë efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe shihet si një mundësi e rëndësishme për të paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga qasja Një OKB. Nga Konferenca do të dalin dy dokumente kryesore të cilat do të japin rekomandime mbi të ardhmen e kësaj nisme në vendet ku ajo do të aplikohet. Në konferencë pritet ndër të tjera: Vendet pjesëmarrëse të bien dakord mbi një qëndrim të përbashkët që, elementë kyç të nismës Një OKB, t’i paraqiten, në korrik 2012, Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC) dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në vjeshtë të vitit 2012. Të identifikohen dhe njihen praktikat më të mira të nismës Një OKB nga të cilat vendet e tjera mund të përfitojnë, duke u përqendruar në rezultatet konkrete dhe sfidat në të ardhmen.
Shqipëria dhe Nisma “Një OKB”/Ne vitin 2007 pas kerkeses se qeverise shqiptare, Kombet e Bashkuara zgjodhen Shqiperine si nje nder tetë vendet pilote të nismës Një OKB ne bote. Ndërtuar mbi programin e reformave të vendosura nga shtetet anëtare të OKB-së, koncepti “Një OKB” përshpejton përpjekjet për rritjen e koherencës dhe efektshmërisë së aktiviteteve të zhvillimit në nivel vendi.  Tetë vendet pilote te programit Një OKB filluan zbatimin e nje modeli te ri ku programet dhe agjencite do te bashkoheshin ne “Një Program”, “Një Kuadër Buxhetor”, Një Drejtues” dhe “Një Zyrë”. Më 24 tetor 2007, Qeveria e Shqipërisë dhe njëmbëdhjetë Agjenci, fonde dhe programe të OKB-së, nënshkruan Programin Një OKB. Objektivi i Programit Një OKB në Shqipëri është përmirësimi i rezultateve dhe impaktit të zhvillimit duke bashkuar avantazhet krahasuese të sistemit të OKB në një program të vetëm strategjik. Ndërsa ne tetor te viti 2011 qeveria e shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara nënshkruan programin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016 i cili mbështet përparësitë kombëtare dhe sfidat e zhvillimit të vendit në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal dhe lokal dhe politikave sociale gjithëpërfshirëse. Programi mbështet Shqipërinë në axhendën e saj të integrimit evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›