Diplomat e reja, elemente shtese
Diplomat e reja do te jene pa tituj, por do te shoqerohen nga suplemente perkatese, qe lidhen me fushen e studimit. Nje dite pas deklarates se ministrit te Arsimit Fatos Beja, kryetari i konferences se rektoreve Jorgaq Kacani thote se, vendimi per mos ndryshimin e diplomave te reja eshte konfrom ligjit.
Ndryshimet
Kryetari i Konferences se Rektoreve, Jorgaq Kacani shprehet se diplomat nuk do te kene tituj, por do t'u shtohen elemente te tjere. "Elementet qe permban diploma, qe leshohet tani ne arsimin e larte, eshte nje diplome e cila njihet pikerisht nga elementet qe ajo permban. Ne te gjitha sistemet evropiane te shkollimit kudo ne bote, titujt nuk jane me prone e studimeve universitare, por jane prone e studimeve pasuniversitare" ka pohuar Kacani. Sipas tij, Universiteti Politeknik i ka gati diplomat si ato te nivelit te pare dhe ato te nivelit te dyte, te cilat presin miratimin. "Te gjithe ata drejtues qe kane studiuar jashte shtetit, jane diplomuar jashte shtetit dhe kane marre diploma jashte shtetit, te bejne prezent diplomat e veta qe kane marre dhe ta krahasojne ate me diplomen qe ne po leshojme. Jam i sigurt se diploma qe ne po leshojme konform ligjit te Arsimit te Larte dhe kerkesave ligjore, jane shume here me te mira se sa ndoshta dhe diploma qe ai ka marre ne Perendim" tha Kacani.
Diplomat
Nga ana tjeter zv/ministrja e Arsimit Adriana Gjonaj ka pohuar se te hene universitetet do te njihen me diplomat e reja. "Udhezimi i ri per diplomat ka nje permiresim, ne kuptimin e shmangies se disa elementeve, te cilet mund te mos ishin te domosdoshme. Por ne po respektojme gjithmone te drejten e universiteteve qe ne nje hapesire te caktuar, ata te zgjedhin formen e diplomes, hapesire qe ka ekzistuar edhe ne udhezimin e meparshem"ka theksuar Gjonaj. Sipas saj, ne fillim te javes universitetet do te kene ne dore suplementin e diplomes, qe eshte nje dokument, pjese e procesit te Bolonjes. Studenti bashke me diplomen merr edhe nje suplement, ku pershkruhen te gjitha njohurite qe ka marre ne shkolle. Ky suplement u konsiderua nga Gjonaj si i dobishem, per punedhenesin, sepse kuptohen qarte njohurite e punemarresit. S. Isaku