MASH, pranon disa nga kerkesat
Pas protestave te studenteve per te ndryshuar formen e diplomes te sistemit 3 vjecar, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka lehtesuar udhezimin nga ato pak elemente qe u kerkuan nga studentet. "Gjithsesi, senatet e universiteteve, ne perputhje me udhezimin e MASH, kane mundesine te zgjedhin diplomat e tyre, duke ruajtur gjithmone standardet shteterore baze, qe duhet te kete cdo diplome" ka pohuar zv/ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj. Sipas saj, diplomat e Shqiperise do te mbajne te njejtin standard si te gjitha vendet e BE-se. Nga ana tjeter vetem dy dite me pare ministri i Arsimit, Fatos Beja deklaroi se pavaresisht protestave te studenteve per ndryshimin e formatit dhe permbajtjes se diplomave te reja te ciklit tre vjecar, ato nuk do te ndryshojne.