E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 2 kg heroine, Krimet e Renda burg 4 te pandehurve

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per kater te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Sipas burimeve nga gjykata Pellumb Jakupi, 50 vjec, Angjelin Ujka, 50 vjec, Agim Kashari, 46 vjec, dhe Arbri Jakupi 23 vjec nuk kane pranuar te japin shpjegime para prokurores se ceshtjes. Mesohet se organi i akuzes i ka paraqitur gjykatesit te gatshem, prova per trafikun e droges qe drejtohet qe nga qelia e burgut. Sipas akuzes per kete trafik prokuroria ka disponon pergjime telefonike, te cilat kane zbuluar edhe rrjetin e droges. Gjate caktimit te mases se sigurise, prokurorja i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg". Nderkohe qe te pandehurit mesohet te kene heshtur para gjykates, kurse avokatet e tyre mbrojtjes, kane kerkuar masa sigurie me te bute. Kater te pandehurit rane ne pranga tre dite me pare, ne saje te operacionit te koduar "Pirro", ne fshatin Ishull-Shengjin, Lezhe, ne afersi te rotondes, ku gjate kontrollit te automjetit te markes "Mercedes Benz", me targe MA 2171 B, u gjenden te fshehura ne pjesen e bagazhit te tij, 4 pako me lende narkotike te dyshuar si heroine, me peshe prej 2 kg e 15 grame dhe nje sasi prej 4 kg pluhur, te dyshuar si perzieres te lendes narkotike. Po ashtu te pandehurve iu gjet edhe nje pistolete me silenciator tip "Berete" dhe 8 cope fisheke. Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur ndaj tyre akuzen e "trafikimit te lendeve narkotike", kryer ne bashkepunim. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›