E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Kostot e sherbimeve mjekesore, sipas sistemit gjerman

Me futjen ne skemen e financimit nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, spitalet shqiptare mendohet te caktojne kosto te sherbimeve mjekesore, sipas sistemit gjerman. Kjo kerkese eshte paraqitur nga ministrja e Shendetesise Anila Godo, gjate takimit te saj me homologen gjermane Ula Shmid. Burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise deklarojne se, ne takimet e ministres Godo me Presidentin e Budenstangut gjerman, kryeparlamentarin, Nobert Lambert si dhe parlamentare gjermane, pjese te komisioneve dhe politikave shendetesore po negociohet per nje marreveshje bashkepunimi, mes dy paleve ne fushen e shendetesise. "Nje pike tjeter e bashkepunimit te kerkuar nga pala shqiptare, ishte ajo e rritjes se kapaciteteve njerezore si, kualifikim per perdorimin e aparatit akseleratorilinear. Me rendesi, u parashtrua edhe mundesia e binjakezimit te nje prej klinikave gjermane, me ate shqiptare" ka pohuar zedhenesja per shtyp, Brikena Arapaj. Sipas saj, keto pika te parashtruara per nje marreveshje te konkretizuar midis dy vendeve, u priten mjaft mire nga pala gjermane. U tregua gatishmeri ne ndihmen, si per partneritet mes klinikave tona, ashtu edhe specializimet ne reformen tone spitalore. Ne kete marreveshje pritet te bejne pjese, shkembimet e eksperiencave te mjekeve ne fusha te ndryshme te shendetesise, specializime per menaxhimet spitalore, kualifikim dhe shkollim te stafit mjekesor, si edhe bashkepunim me te ngushte me qendrat kardiologjike gjermane, ku mjeket tane mund te marrin eksperience edhe ne fushen e kardiologjise invazive.

Reforma

Qe nga janari i ketij viti, sistemi yne shendetesor eshte futur ne nje reforme te re, qe pritet edhe te ndryshojne menyren e drejtimit dhe te menaxhimit te spitaleve. Cdo sherbim do te kete koston e vet, qe po perllogaritet nga ISKSH.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›