E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre dekada mister, te mbetura ne kufi me Zvicren

Familja Gjini ne fshatin Pjetershan te Gjakoves duket se e ka humbur paksa krenarine e te qenit familje patriarkale, tradicionale shqiptare. Ata nuk munden as ta qajne e as ta harrojne, babane, vellane e tyre Markun megjithese ai humbi mistershem, 30 vite me pare.

Ne shkurtin e vitit 1979, Mark Gjini sapo ishte kthyer nga Zvicra ne Kosove. Dite me vone merr vesh se disa shoket e tij ishin burgosur nga autoritetet zvicerane. Pas lirimit te tyre ai meson se emri i tij ishte futur ndoshta gabimisht ne listen e personave te kerkuar dhe ne kete menyre nuk duhej te shkelte me ne ate vend. Megjithekete ai vendos qe me 28 shkurt te atij viti te udhetoje ilegalisht bashke me nje mikun e tij, por pa sukses pasi ne kufi me Zvicren kapen nga policia dhe futen ne burg. Nje muaj me vone ai dergon nje leter per familjen e tij ku thoshte se se shpejti do te rikthehej ne Gjakove. Krejt rastesisht, ne muajin maj 1979, vellai i Markut e sheh kete te fundit ne stacionin e nje treni ne Zvicer i shoqeruar nga disa agjente policie. Arrijne te komunikojne dhe vellai merr vesh se Markun po e percillnin per ne Kosove. Qe atehere nuk u mor vesh kurre se cfare ndodhi me te. Gjyles, gruas se Markut iu desh qe te rriste e vetme dy djemte dhe vajzen e saj. E ndersa prinderit u larguan nga jeta pa e pare edhe njehere fytyren e tij per here te fundit...Te afermit u interesuan ne zyrat e Interpolit dhe zbuluan se Mark Gjini ishte ekstraduar nga Zvicra ne Itali. Pala italiane e kishte percjelle per ne ish-Jugosllavi dhe keta te fundit e kishin lene te lire. Nje eksod i gjate por pa mundur te shpjegohet arsyeja e vertete duke qene se vete Marku kishte pohuar se nuk kishte kryer asnje faj.

Ne hirin e vatres gjakovare, eshte treguar shpesh here kjo histori. Ndoshta ne mendjen e niperve dhe mbesave perdite e me shume qartesohet imazhi i gjyshit te tyre qe nuk e njohen kurre por qe me zemer e shpirt urojne qe te jete gjalle...

Gjate trajtimit ne studion e emisionit "Njerez te humbur", naten e se premtes u mor informacion per nje person te quajtur Mark Gjini i cili jetonte ne Kanada. Shume shpejt gazetaret arriten te kontaktojne me te dhe te marrin disa detaje te cilat ishin vertete interesante. Mes Mark Gjinit i cili rezulton i humbur dhe ketij personi kishte shume pika te perbashketa si origjina nga Gjakova, fakti se kishte qene emigrant ne Zvicer e Austri dhe emri i te emes Marie. Fatkeqesisht me te gjitha keto pika te perbashketa u mor vesh se behej fjale per dy individe te ndryshem. Nje emocion te vecante solli djali i Mark Gjinit, Loni i cili kishte udhetuar nga Kosova per te mesuar fatin e babait te tij. Ai ka mundur te kontaktoje personalisht me "sozine" e te atit duke sqaruar deri diku se per ke behej fjale. Gjithsesi kerkimet e se premtes u mbyllen me nje shprese me shume se mbase pas 30 vitesh do arrihet te zbardhet fati i gjakovarit Mark Ndue Gjini, duke qene se informacionet me te fresketa sillnin shenja jete te tij nga shteti italian.

Lamtumire e hidhur, apo largim drejt Italise

Nje paralajmerim lamtumire por pa shpjeguar destinacionin e sakte ka mbyllur misterin 13 vjecar te humbjes se Ismet Muckes. Djali 33 vjecar nga Fieri eshte larguar nga shtepia e tij ne Tirane paraditen e dates 7 shkurt 1996. Me nje ngarkese te theksuar emocionale, ai kishte lene tre letra per dy motrat dhe babane e tij duke shprehur nje deshire te frikshme per t'u bashkuar me te emen e cila kishte disa vite qe ishte ndare nga jeta. "Po largohem per te vetmen arsye se nuk mund te jetoj ne kete bote te etur per para dhe pushtet. Po shkoj ne kerkim te paqes se vertete...po shkoj te takoj mamin se me ka marre malli shume...edhe ate duhet ta kete marre malli....", shprehej Ismeti ne letren e tij per te atin Bashkimin. Perpara se te largohej, ai kishte marre me vete 2 milione leke te vjetra nga arka e shtepise si dhe pasaporten personale. Me pas ishte takuar me shoqen e ngushte e cila ishte nxenese ne gjimnazin Asim Vokshi ne Tirane te ciles i kishe lene porosi qe te dorezonte letrat e tij ne shtepi. U mesua se me mbrapa ai kishte udhetuar ne drejtim te Fierit per te lene nje tufe lule mbi varrin e te emes e cila e kishte lene ne nje moshe fare te vogel, vetem 8 vjec.

Me tej, ai kishte vazhduar rrugen per ne fshatin Topoje po ne Fier, per te takuar Nikun, nje mik te tij te cilit i kishte ofruar qe te udhetonin se bashku per ne Itali. Niku nuk e kishte pranuar ftesen e Ismetit pasi ate dite ai festonte ditelindjen e nje shoku. "Nese nuk vjen, nuk do me shohesh me", i eshte shprehur Ismeti mikut te tij dhe ne kete menyre jane ndare per te mos u pare me kurre. Qe nga ky moment varianti me i mundshem ka mbetur ai i largimit ne drejtim te shtetit italian. Dihet se 33 vjecari ishte i shoqeruar me dy persona te panjohur, nje djale dhe nje vajze qe mesa dukej do ishin bashkeshoqeruesit per ne destinacionin e deshiruar. Te shokuar nga permbajtja e letres, babai i tij ishte nisur menjehere ne drejtim te Fierit dhe Vlores aty ku fatmiresisht shpresonte te takonte te birin por duke gjetur vetem disa gjurme te tij. Pak perpara se te largohej, Ismeti i ishte shprehur edhe njerkes se tij se deshironte te ikte ne Itali per nje jete me te mire. Nisur nga kjo, babai nuk la vend pa kerkuar qe nga Kryqi i Kuq e deri tek emisioni "Chi l'ha visto?" ne Itali por pa mundur te zbuloje asgje pervec atyre qe dinte.

Paraardhesi i emisionit "Njerez te humbur", tre vite me pare ne televizionin Telenorba Shqiptare, emisioni "Ku Je?", i dha startin i pari kerkimeve publike per fatin e Ismet Muckes. Per disa edicione radhazi, Aida Shtino me stafin e gazetareve kane hulumtuar cdo informacion te mberritur ne adrese te redaksise per 33 vjecarin nga Fieri. Nje jave me perpara, pikerisht me 7 shkurt 2009, u mbushen plot 13 vite qe mungesa e tij ne familje po e tret dita - dites babain e Ismetit. Nje lutje e sinqerte, ka bere qe teleshikues te shumte te mos kursehen ne dhenien e informacioneve per vendndodhjen e mundshme te Ismet Muckes. Kjo ka bere qe te ngrihen pistat e para per kerkimin e tij ne shtetin grek dhe italian. Nje lamtumire per tu larguar nga jeta dhe nje deshire per te jetuar ne Itali, jane dy gjera krejt te kunderta te cilat gjithnje e me shume te rrisin shpresen se mbase Ismet Mucka mund te jete gjalle.

"Njerez te humbur" lokalizon 14 vjecarin ne kryeqytet

Nje kaprico prej adoleshenti ka bere qe ne familjen Cekaj, prej disa ditesh, te mbizoteroje ankthi dhe meraku nga largimi i befte i Stiljanos. Shtepia e 14 vjecarit ndodhet ne fshatin Kote te Vlores, vend ne te cilin ai eshte pare per here te fundit. Me daten 28 janar 2009, Stiljano Cekaj ka dale nga shtepia rreth ores 8 te mengjesit duke shkuar tek nje kafene ne fshat. Duke qene se kishte mjaftueshem kohe te lire pasi shkollen e kishte lene, Stiljano ka filluar te ndihmoje pronarin e lokalit per te mbushur nje bombole me gaz. Disa minuta me vone nje tjeter komshi i kerkon Stiljanos qe ta ndihmonte per te prere disa kallama. Megjithese fillimisht ka pranuar, mesohet se me pas ai eshte larguar ne drejtim te fugoneve te fshatit. Rreth ores 12, e ema e adoleshentit ka dale per ta kerkuar por pervec dy personave te mesiperm askush nuk dinte gje per vendndodhjen e tij. E shqetesuar per fatin e Stiljanos, ajo eshte drejtuar per tek kryeplaku i fshatit i cili e ka ndihmuar te beje nje denoncim ne polici per humbjen e te birit. Sipas nenes, ne momentin kur ka dale nga banesa, djali mbante te veshur nje bluze jeshile me vija ngjyre kafe, kapuc, xhinse te zbardhura me shkronja perpara si dhe atlete te bardha.

Karakteristikat e mesiperme i kane ndihmuar teleshikuesit e emisionit "Njerez te humbur", naten e se premtes mbrema te identifikojne nje femije te ngjashem me Stiljanon ne rruget e Tiranes. Nje adrese pothuajse e sakte beri qe gazetare te ketij emisioni te shoqeruar nga vullnetare te tjere te dalin dhe te kryejne kerkime direkte ne terren ne zonen e Selvise ne kryeqytet. Nje ndihmese te madhe ne keto kerkime dha edhe Policia e Vlores dhe Tiranes duke percjelle me interes shenjat qe vinin per Stiljano Ceken. Duke qene se te gjitha informacionet vinin nga Tirana, gjetja e tij duket tashme ceshtje kohe per te mbyllur kete kapitull aspak te gezueshem nga tekat e nje adoleshenti.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. E telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›