E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat ne bote, pas akreditimit te universiteteve

Diplomat e studenteve shqiptare do te njihen nga vendet e tjera, vetem pasi te jete bere akreditimi i universiteteve. Sipas rregullit te percaktuar te gjitha universitetet shteterore dhe private, duhet t'i nenshtrohen procesit te akreditimit. Ne rast se universitetet nuk e bejne kete, atehere studentet rrezikojne te marrin diploma, te cilat nuk mund te njihen jashte vendit. "Universiteti i pa akredituar nuk i jep mundesine nje studenti qe me diplomen e tij, te gjeje nje vend pune jashte vendit pra ajo nuk njihet", ka pohuar Jorgaq Kacani, rektor i Universitetit Politeknik. Sipas tij, ne muajin dhjetor do te mbaroje vetevleresimi institucional dhe me tej do te mendohet per procesin e akreditimit. "Ka nisur procesi i vetevleresimit dhe kur te mbaroje brenda vitit 2010 do te kemi akreditimin e Universitetit Politeknik" ka nenvizuar Kacani. Universiteti i Tiranes qe ka filluar procesin e akreditimit dhe qe po behet nga nje agjenci e huaj. Sipas ligjit, cdo universitet mund te zgjedhe nje kompani te huaj te specializuar per te bere akreditimin, ose ky proces mund te kryhet nga agjencia shteterore e akreditimit te arsimit te larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›