E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ndryshon kuotat e pranimeve

Ndryshojne kuotat e masterave te nivelit te pare, per te gjithe fakultetet e vendit. Sipas nje vendimi te marre nga Keshilli i Ministrave, gjate dites se djeshme kane ndryshuar nje pjese e mire e kotave te masterave. Keshtu nese per studentet e trojeve ka qene e percaktuar 10 per qind e kuotave per fakultetin tashme ato jane te percaktuara. Keshtu ne baze te ketij vendimi kuota e pranimeve ne institucionet publike te arsimit te larte, per programet e studimeve te ciklit te dyte dhe master i nivelit te pare, me kohe te plote, per vitin 2009-2010, te jete 7 495 dhe te ndahet ne 2 830 per pranimet e reja te programeve te studimit te ciklit te dyte. Kurse per masterat e nivelit te pare do te jene 4 395 kota dhe perkatesisht nga 100 kuota per programet e dyta te studimit dhe transferimin e tyre. Per te huajt jane 50 kuota dhe per te verbrit 20 kuota. Nderkohe qeveria ka ndryshuar edhe kuotat e pranimeve te reja, per programet e studimeve te ciklit te dyte dhe master i nivelit te pare, me kohe te plote.

Master i nivelit te pare me kohe te plote

Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte (DND) 2 830

Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit master i nivelit te pare (MNP), 4 395

Kuota per programe te dyta studimi 100

Kuota per transferimin e studimeve 100

Kuota per te huajt 50

Kuota per te verbrit (te vecanta) 20

Cikli i dyte, dhe master i nivelit te pare me kohe te plote

Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte (DND), per kandidatet brenda territorit te vendit 2 547

Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte (DND), per kandidatet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit 283

Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit master i nivelit te pare (MNP), per kandidatet brenda territorit te vendit 3 955

Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit master i nivelit te pare (MNP), per kandidatet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit 440


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›