Pronat, rikthehen protestat ne Orikum
VLORE- Banoret e Orikumit i jane rikthyer protestave per te drejten e pronesise se 450 hektareve te ish-Ndermarrjes Bujqesore "Rinia". Ish-punetoret kane dale mengjesin e djeshem ne nje tubim paqesor dhe kete here, jane shmangur konfrontimet me forcat e rendit. Protesta ka nisur rreth ores 08:30 te mengjesit ku 50 persona kane marre pjese duke dale para bashkise se Orikumit dhe me parullat "Duam token tone" kerkuan zgjidhjen ligjore te ceshtjes. Ata paralajmeruan se pas pritjes per nje pergjigje te munguar, do te dalin cdo dite ne shesh per te kerkuar drejtesine.
Anetaret e dhjetera familjeve jane shprehur dje per mediat se "kemi pritur dy dite per te marre nje pergjigje per zgjidhjen e ceshtjes se pronesise ne Orikum, por pasi nuk kemi pare asnje reagim institucional, vendosem t'u rikthehemi protestave". Nepermjet thirrjeve dhe pretendimeve, grupi i protestuesve kerkoi nga bashkia qe te ndermjetesonte per zgjidhjen ligjore deri tek qeveria shqiptare. Banoret pak dite me pare u perplasen me policine ne menyre te dhunshme, duke i gjuajtur me gure e sende te forta, ndersa shkulen gardhin rrethues ku ishte investuar nga pronaret aktuale per ndertim objektesh shumekateshe. "Duam token tone, askush dhe askend nuk lejojme te na e marre, pasi na takon me ligj dhe jemi pronare te ligjshem, sipas ligjit 7501", u shprehen protestuesit diten e djeshme. Kjo proteste zgjati per rreth nje ore dhe grupi i banoreve ish-punonjes te NB-se Orikum, paralajmeroi zhvillimin e te tjera protestave, deri ne zgjidhjen e ceshtjes. "Qeveria te zgjidhe kete konflikt sa me pare dhe te respektohen ligjet",- tha nje prej banoreve pjesemarres ne proteste. Kater dite me pare policia ndaloi nje te dyshuar per organizimin e protestes se dhunshme ne Orikum dhe sulmit ndaj uniformave blu, gjate kryerjes se detyres. Nente persona te tjere u shoqeruan dhe me pas u lane te lire, me keshillimin qe te mos e perserisin me kete veper. Ndermarrja Bujqesore "Rinia"ka pasur 460 punonjes dhe te gjithe, pretendojne se jane pronare te siperfaqes se konsiderueshme te tokes, qe po kthehet ne godina banimi nga investitoret private.