Juridiku, pas 3 vjetesh miratohen masterat e nivelit te dyte
Fakulteti i Drejtesise kete vit mund te ofroje mastera te nivelit te dyte, ne tre dege te ndryshme. Pas tre vjet kerkesash nga drejtuesit e Fakultetit te Drejtesise dhe studenteve, me ne fund jane miratuar masterat e nivelit te dyte te ketij fakulteti. Zv/dekani i ketij fakulteti, Kristaq Gjyli deklaron se per dy jave rresht te gjithe te interesuarit mund te aplikojne per masterat e nivelit te dyte. "Eshte miratuar hapja e masterave te nivelit te dyte per Departamentin e te Drejtes Publike, te Drejtes Penale dhe Departamentin e te Drejtes Civile. Nderkohe qe me nje vendim te meparshem, para nje jave eshte miratuar dhe nje master tjeter, master EU business lawapo e Drejta e Biznesit e BE. Jane mastera te nivelit te dyte, te cilet ne baze dhe te udhezimit te sotem te ministrit, nr 35 date 14.11.2009, ne kemi filluar procedurat e aplikimit per te gjithe studentet apo aplikantet qe jane te interesuar te marrin pjese ne keto mastera"-tha zv/dekani i ketij fakulteti Kristaq Gjyli. Drejtuesit e fakultetit thone se mesatarja apo titujt jane nje kriter per te fituar masterin e nivelit te dyte, por edhe te tjeret kane te drejte per te aplikuar. "Nota mesatare, botimet, vjetersia ne pune, puna qe aktualisht ben certifikatat e gjuhes se huaj, nje interviste qe eshte e pranueshme dhe e duhur ne te tilla raste" jane disa nga kriteret sipas Gjylit per te fituar masterin. Masterat e nivelit te dyte ne Fakultetin e Drejtesise, kane nje kohezgjatje prej 18 muajsh dhe vlera e tyre shkon ne 100 mije leke.
Deget e masterave
E Drejta Publike
E Drejta Penale
E Drejta Civile.
E Drejta e Biznesit e BE.
Kriteret per regjistrim
Nota mesatare
Botimet
Vjetersia ne pune
Puna qe aktualisht ben
Certifikatat e gjuhes se huaj
Nje interviste qe eshte e pranueshme
Koha e regjistrimit dy jave
Deget e masterave
E Drejta Publike
E Drejta Penale
E Drejta Civile.
E Drejta e Biznesit e BE.
Kriteret per regjistrim
Nota mesatare
Botimet
Vjetersia ne pune
Puna qe aktualisht ben
Certifikatat e gjuhes se huaj
Nje interviste qe eshte e pranueshme
Koha e regjistrimit dy jave