E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat, grosistet debat per cmimet

Grosistet farmaceutike te cilet furnizojne vendin tone me ilace, i kane kerkuar Ministrise se Shendetesise te marre nje vendim per cmimet e ilaceve qe do te futen ne listen e rimbursueshme. Sipas grosisteve kursi i kembimit valutor gjate ketyre muajve te fundit, ka pasur nje luhatje te madhe dhe per kete shkak nuk mund te behen propozimet per medikamentet. Kjo pike ka bere qe Drejtoria Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise, te diskutoje per gjetjen e nje rruge te perbashket ne menyre qe lista e re e barnave te rimbursueshme, te jete gati ne janar te vitit 2010. Keshtu, eshte vendosur qe barnat e listes me rimbursim, por edhe te tjeret do te blihen me mesataren e kursit te kembimit te valutes per gjashtemujorin e fundit. Ky ka qene relacioni i pergatitur nga Drejtoria e Farmaceutikes ne Ministrine e Shendetesise, per listen e re te barnave. Deri tani grosistet, bleresit e medhenj te ilaceve, kane blere ilace me cmime me te shtrenjta dhe i kane shitur me cmimet e parashikuara sipas vendimit te qeverise.

Lista

Ndryshe nga vitet e kaluara, kete vit lista e barnave te rimbursueshme do te hyje ne fuqi ne muajin janar dhe jo ne muajin korrik. Nderkohe qe ndryshimi i saj do te behet ne muajin e fundit te vitit, ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo ndryshonte ne muajin prill. Ministria e Shendetesise ka nisur tashme punen per hartimin e listes se re dhe dergimin per miratimin e saj brenda ketij viti, ne menyre qe lista te jete ne cdo farmaci dhe tek cdo mjek familjeje, ne diten e pare te vitit te ardhshem. Per kete brenda ketij muaji organizohet mbledhja paraprake e komisionit hartues te listes dhe paleve te perfshira ne projekt. Me pas, do te kete nje sere mbledhjesh ku komisioni per caktimin e cmimeve te barnave, do te vendose per rinovimin e cmimeve te barnave te listes. Hyrja ne fuqi me date 1 janar 2010 e listes se re te barnave te rimbursueshme, do te jete e njekohshme me lidhjen e kontratave qe ISKSH ben me farmacite dhe depot farmaceutike. Gjithashtu, komisioni do te diskutoje edhe per barnat qe do te hiqen nga lista, konkretisht barnat qe nuk tregtohen me per heqjen e barnave te paefektshme dhe per futjen e alternativave edhe ne forme-doza. S. Isaku

Ndryshimet ne liste

Ne mbledhjen paraprake te komisionit hartues do te diskutohet rinovimi i cmimeve te barnave te listes ekzistuese, sipas cmimeve te miratuara nga mbledhja, do te diskutohet per barnat qe do te hiqen nga lista, konkretisht barnat qe nuk tregtohen me (p.sh. per shkak te mbarimit te afatit te regjistrimit dhe mos riregjistrimit te tyre) etj., per heqjen e barnave te paefektshme ose per te cilat ekzistojne alternativa qe kane efekte shume me te mira se keto. Sipas te njejtave burime, diskutohet edhe per futjen e alternative te reja si forme-doza te barnave te listes ekzistuese, barna te reja per semundje te tjera qe nuk jane ne listen aktuale te barnave si dhe alternativa te tjera te barnave qe jane ne listen ekzistuese


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›