E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat, studentet denoncuan mos mbajtjen e premtimeve

Nje muaj me pare, studentet e Fakultetit te Mjekesise nisen protestat masive ne lidhje me padrejtesite qe iu bene, duke mos mbajtur premtimet qe iu ishin bere. Ishin rreth 150 syresh qe rrezikonin te humbitnin vitin akademik, si pasoje e disa ndryshimeve qe u be ne menyren e funksionimit te shkolles, gje qe i ka gjetur ata te papergatitur. Behet fjale per liberalizimin e kalimit nga nje vit akademik ne tjetrin, gje qe atyre iu mohua. Kjo nenkuptonte se mund te kaloje ne vitin pasardhes edhe nese kishe 7 provime te mbartura. "Ky liberalizim ishte nje nder premtimet qe na kishte dhene edhe dekani, i cili mori te gjitha votat e studenteve kur erdhi ne kete post, por nuk e mbajti kete premtim", jane shprehur studentet gjate protestave. Sipas tyre, qe nga koha kur ka ardhur ne krye te Fakultetit te Mjekesise dekani Alfred Priftanji, nuk ka nxjerre asnje rregullore per menyren se si do te veprohet me provimet. "Gjate nje takimi qe kemi pasur me te, ai na premtoi se nese Universiteti i Tiranes nuk nxjerr nje rregullore per te gjithe fakultetet, ne do te kalonim te gjithe ne vitin pasardhes, pra nuk do te kishte stazh", kane protestuar ata. "Nje jave pas perfundimit te sezonit te vjeshtes fakulteti nxjerr nje vendim sipas te cilit do te kalojne vetem ata qe kane arritur te grumbullojne 30 kredite, nderkohe qe ne fakultetin tone, me kredite punojne vetem studentet e vitit te pare qe jane me Karten e Bolonjes", kane perfunduar studentet nje muaj me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›