Diplomatet e huaj thirrje Shqiperise te reformoje drejtesine dhe policine

Ambasadori i SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu u beri thirrje autoriteteve shqiptare qe te vazhdojne reformimin e policise shqiptare si nje institucion profesional neutral dhe i lire politikisht.
shte e rendesishme qe cdo drejtori rajonale dhe komisariat policie te dine ate qe ligji kerkon prej tyre. Kjo eshte e rendesishme per suksesin e policise se shtetit si dhe permbushja e detyrave te tyre pa nderhyrje politike - tha ai.
Ambasadori amerikan i beri keto komente ne mbledhjen e Konsorciumit Nderkombetar ku u trajtuan rekomandimet e Opinionit te Komisionit Europian per Shqiperine. Ambasadori Arvizu tha se po ashtu edhe prokuroret duhet te hetojne ne baze te fakteve pa nderhyrje dhe trysni nga asnje burim.
SHBA - tha ambasadori Arvizu - rikonfirmojne policise shqiptare gjithe mbeshtetjen ne perpjekjet per te siguruar nje atmosfere neutrale parazgjedhore. Dihet qe eshte e veshtire dhe se ka incidente por trajtimi i tyre me profesionalizem eshte i nevojshem per nje gare te rregullt.
Ndersa drejtuesi i zyres se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Volfarth tha se policia dhe ministria e brendshme ia arriten qe te sigurojne udhetimin e lire pa viza te qytetareve shqiptare pas plotesimit te kerkesave teknike nga policia kufitare dhe ajo e emigracionit.
Por reforma ne fushen e drejtesise - tha ai - eshte vonuar ne parlament. Shume ndryshime ligjore qe jane kerkuar ne kodet e gjykatave nuk jane kryer avokati i popullit nuk eshte zgjedhur ende dhe ndertimi i gjykates administrative nuk eshte miratuar. Projekti per ndertimin e gjykatave administrative ka mbetur i pashqyrtuar per afro 2 vjet. Ne fushen e antitrafikut Shqiperia ka perpjekje te dukshme ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe per te mbrojtur viktimat e ketij trafiku. Megjithate duhet bere me shume ne bashkepunimin me vendet e tjera ne menyre qe Shqiperia te mos eksportoje me kriminalitet ne Europe - tha ai.
Bashkimi Europian po i kerkon qe te plotesoje rekomandimet e Opinionit per kandidaturen e saj mes te cilave lufta ndaj korrupsionit krimit te organizuar dhe trafiqeve si edhe pjekuria politike dhe mirefunksionimi i institucioneve demokratike.