E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, OSBE dhe SHBA: Kufizoni imunitetin e gjyqtarëve që të luftoni korrupsionin në drejtësi

19-04-2011 / Gazeta 55

Ambasadorët e BE, OSBE dhe SHBA në Shqipëri kërkuan sot heqjen e imunitetit për gjyqtarët. Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth u përqëndrua në kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve duke kërkuar në këtë pikë që kjo nismë të ndërmerret me Kushtetutë. “Jo deklarata vullnetare për imunitetin”- tha ai. Wollfarth vuri në dukje se po vonohet miratimi i projektligjit për Gjykatën Administrative ndërsa apeloi që të shmangen vakumet në Gjykatën Kushtetuese. Ambasadori i OSBE shprehu gjithashtu shqetësimin për zgjedhjen e kreut në institucionin e Avokatit të Popullit. “Avokati i Popullit duhet të ishte zgjedhur, jeni shumë vonë për zgjedhjen e tij”- konstatoi, duke theksuar se bojkoti i opozitës pengoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Emërimi i Avokatit të Popullit është një nga 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian, por si rezultat i krizës politike në vend dhe bojkotit të gjatë të Kuvendit nga opozita,  ende nuk është bërë ndonjë propozim. Kurse ambasadori amerikan, Alexander Arvizu përvec fjalën për gjyqësorin u ndal dhe në punën e Policisë, konkretisht për në datën 8 Maj, ditën e zgjedhjeve lokale në vendin tonë. Arvizu u shpreh se puna e policisë ka rëndësi të vecantë pasi duhet të krijojë një mjedis të qetë për qytetarët ndërsa apeloi që politika të mos ndërhyjë në punën e efektivëve blu. Ambasadorët kanë diskutuar për sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe aktivitetin e Policisë në proceset zgjedhore. Përfaqësuesi i BE, Ettore Sequi tha se taksapaguesit e BE i akordojnë fonde Shqipërisë për luftimin e korrupsionit në gjyqësor, por tani theksoi ai, vazhdimi i luftës dhe përgjegjësia i mbetet qeverisë shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›