Berat, tentohet të digjet zyra elektorale e PS
BERAT- Në orët e vona të mbrëmjes një tjetër incident elektoral është shënuar në qytetin e Beratit. Një person ende i paidentifikuar ka tentuar të djegë me benzinë zyrën e PS në lagjen Vakëf të qytetit, pranë ish mapove.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste në Berat, Selam Hodo, i cili e quan ngjarjen të qëllimshme, dhe provokim të kundërshtarëve të tij. “Edhe kjo ngjarje është pjesë e provokimeve të vazhdueshme, nga ana e rivalëve”, -tha ai.
(m.a/BalkanWeb)