Diplomatet shqiptare, promovim kudo ne bote te resurseve tona turistike
Diplomatet shqiptare kudo neper bote, tashme do te kene detyrimin te provojne edhe resurset turistike te vendit tone. Kjo detyre e re rrjedh, pas nenshkrimit dje te Memorandumit te Mirekuptimit mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Agjencise Kombetare te Turizmit. Tashme ambasadat tona ne te gjitha vendet, do te disponojne edhe informacionin e nevojshem per sa i perket destinacioneve turistike dhe mundesive per turizem qe jep vendi yne. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise te Jashtme, Gazmend Turdiu theksoi se ky Memorandum eshte obligues per sa i perket promovimit te turizmit. "Ky Memorandum e obligon Ministrine e Puneve te Jashtme, drejtorite perkatese brenda kesaj ministrie, si dhe perfaqesite tona diplomatike ne nje numer shume te madh vendesh, brenda dhe jashte Evropes, qe te behen aktore te rendesishem ne fushen e diplomacise ekonomike, duke pasqyruar turizmin, nje prej mundesive tona te zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social", theksoi Turdiu pas nenshkrimit te memorandumit. Nga ana e saj, drejtoresha e Agjencise Kombetare te Turizmit, Nada Kallciu deklaroi se ky dokument eshte shenje e nje vullneti te perbashket. "Nenshkrimi i Memorandumit te Mirekuptimin, ndermjet dy institucioneve eshte shprehje e vullnetit te perbashket, por dhe e detyrimeve te perbashketa qe kemi lidhur ne kuader te promovimit te nje prioriteti qe eshte zhvillimi i turizmit ne vend", theksoi drejtoresha Kallciu. Prej kohesh, kryeministri Berisha ka theksuar rendesine e promovimit te turizmit shqiptare nga ana e diplomateve shqiptare ne te gjitha misionet diplomatike.