E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Legalizimet", shtyhet miratimi ne Komision

Mungesa e deputeteve shtyn mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, ku do te diskutoheshin ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin dhe Urbanizimin e Zonave Informale". Ne mungese kuorumi, deputetet e mazhorances, nuk munden te zhvillojne mbledhjen e programuar diten e djeshme. Ndryshimet ne ligjin per legalizimet, kerkohen nga Ministria e Financave, e cila sugjeron perdorimin e bonove te thesarit ne kete proces. Nderkohe qe pretendime ka edhe Agjencia e Legalizimeve, (ALUIZNI), e cila disa dite me pare kerkoi venien e disa sanksioneve, per ata qe kerkojne te legalizojne ndertimet pa leje, por nuk shlyejne detyrimet ndaj shtetit. Bojkoti i vazhdueshem i deputeteve te opozites dhe disa mungesa nga deputete te mazhorances, beri qe mbledhja te shtyhet per diten e sotme, ku priten te shqyrtohen nen per nen propozimet e Ministrise se Financave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›