Diplomati Reeker viziton Kosovën, takime me krerët e lartë të shtetit
Kosovë- Zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Philip T. Reeker ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Reeker pritet të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve të shtetit më të ri të Evropës.
Bazuar në axhendën e diplomatit amerikan gjatë vizitës në Kosovë, Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, si me kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj si dhe krerët e partive opozitare të LDK-së dhe AAK-së.
Mediat atje raportojnë se vizita e Reeker-it do të zgjasë deri me 6 korrik.