Mandela, jo në gjendje vegjetative, Tutu: Familja ti japë fund grindjes
Afrikë e Jugut- Dy udhëheqës të Afrikës së Jugut kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund një grindje të ashpër në mesin e anëtarëve të familjes së Nelson Mandelës mbi rivarrosjen e tre prej fëmijëve të tij.
Zëvendës Presidenti Kgalema Motlanthe tha se ai shpresonte se mosmarrëveshja mund të zgjidhej në një “mënyrë dinjitoze”.
Kryepeshkopi Desmond Tutu i apeloi familjes të mos “ndotë” emrin e Z. Mandelës me zenkat e tyre.
Presidenti Jacob Zuma ndërkohë ka mohuar njoftimet se zoti Mandela, 94 vjeç, ishte në një gjendje vegjetative.
Presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut ka shpenzuar katër javë në një spital Pretoria me një infeksion të mushkërive.
“Madiba mbetet në një gjendje kritike, por stabil. Mjekët mohojnë se ish-presidenti është në një gjendje vegjetative”,- thuhet në një deklaratë nga zoti Zuma, i cili vizitoi zotin Mandela të enjten.
Dorina Bilbili/IDEA/