Rama: Berisha, mos mirato më ligje. Të mos përsërisim gabimet e shkuara
Tiranë- Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mblodh sot për herë të parë pas 23 qershorit, kur e majta nga opozitë kaloi në mazhorancë qeverisëse me votat e qytetarit shqiptar.
Nëse ne harrojmë të ndëshkojmësi kulturë këtë kulturë të shpërdorimit të pushtetit ne do të bëhemi shpërdoruesit e rinj të pushtetit. Dështimi do të jetë më i shpejtë dhe më i rëndë se ai që bëri pala tjetër. Të vazhdojmë të hapim PS-sëNuk mund të përsërisim gabimet e kundërshtarit e ato të 2005-ës së PS-sëNa duhet kontributi i më të mirëve dhe Shqipëria e më të mirëve,-tha kreu i PS-së dhe kryeministri në ardhje Edi Rama.
Rama tha se ky nuk është mandat i radhës për një qeveri të radhës, por ky është një mandat që na vendos para dy mundësish.
Ose të bëjmë histori ose të ndëshkohemi pas 4 vjetësh në mënyrë historike. Na duhet reformë tërësore në sundimin ligjit dhe riorganizimi sistemit të territorit si pasuri kombëtare dhe publike por dhe si shprehje e gjithë interesave private dhe të parasë publike,-tha Rama.
Rama i bëri apel Berishës që të ndalë miratimin e vendimeve të qeverisë. Populli e ndëshkoi pikërisht për këto vendime që ka marrë ndaj qeveria e ardhshme do të sillet e rreptë ndaj çdo aktiviteti privat që nis punën pas 23 qershorit,-tha kryesocialisti.
Shqipëria është realisht buzë gremineduhet të jemi radikal në këputjen e çdo filli vazhdimësie kur vjen fjalatek menaxhimi i institucioneve. Sna mungojnë kapacitetet,-tha Rama.
Kryeministri i ardhshëm tha se ata që janë jashtë vendit duhet të thirren të japin kontributin e tyre për këtë shtet.
Deri në shtator të disponojmë regjistrin e plotë të regjistrit të burimeve njerëzore që kemi në dispozicion. Ata që kanë kontribuar meritojnë një shans për të shërbyer, por duhet të tregojnë se vendi u takonÇdo drejtues që ka shpërdoruar detyrën duke vënë në presionkëdo qoftë rrogtar të shtetit do të përgjigjet,-tha Rama duke thënë se duhet mobilizim për të përmbushur premtimet e Rilindjes, duke theksuar se kthimi për shqiptarët do të jetë i jashtëzakonshëm.
Rama në vendin vakant të Kryesisë së PS-së tha se do të vendoset Taulant Balla, për punën e shkëlqyer sipas tij që ka bërë në rrethin e Librazhdit.