E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngerci Topalli Presim pergjigjen e PS-se

Mazhoranca qeverisese eshte ne pritje te pergjigjes se Partise Socialiste per te zgjidhur ngercin politik ne vend. E pyetur per qendrimin e mazhorances lidhur me oferten publike te kryetarit te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci Topalli tha se pergjigjja eshte ajo qe ka paraqitur kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi ne pergjigjen e tij. Gatishmerine e plote qe menjehere sapo te vije kerkesa bazuar ne Kushtetute dhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian te ngrihet komisioni hetimor duke i dhene kryesine edhe mazhorancen opozites sipas nje vendimi te Parlamentit - tha ajo gjate konferences se perbashket per shtyp. Ndersa gjate takimit me baroneshen britanike Kryetarja e Kuvendit ka pohuar se mazhoranca eshte e vendosur per te kryer cdo lloj transparence dhe hetimi te zgjedhjeve te 28 qershorit duke u bazuar vetem te Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Rezoluta e Parlamentit evropian per Shqiperine mbetet per ne nje baze e rendesishme per procesin e transparences. Ne jemi te gatshem te ngreme ne cdo kohe komisionin e posacem hetimor i cili do te veproje mbi ligjet e ketij vendi. Pavaresia e pushteteve dhe pacenueshmeria e vendimeve te gjyqesorit eshte e shenjte per sistemin tone demokratik - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Ajo shtoi Ne gjithmone e kemi ftuar dhe shtrire doren e bashkepunimit opozites edhe per ndryshimin e Kodit Zgjedhor per zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›