E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomati perëndimor për REUTERS: Zgjedhjet në Shqipëri, si film i Quentin Tarantino-s. Sistemi sgaranton zgjedhje të lira

berisha ramaNjë diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimati për agjencinë e njohur Reuters, thotë se ata janë të shqetësuar për shtrëngimin që po u bëhet votuesve në Shqipëri.

Diplomati i huaj tha se zgjedhjet në Shqipëri janë si një film i regjisorit Quentin Tarantino, ku një grusht njerëzish i drejtojnë armët njëri- tjetrit.

Edhe në qoftë se gjysma e atyre që po dëgjojmë është e vërtetë, kjo për mua tregon një fushatë të gjerë për ti detyruar njerëzit që të votojnë në një mënyrë të caktuar. Kjo është natyrisht shqetësuese, tha diplomati i huaj.

Në raportin e Reuters thuhet se në rast se humbet të dielën, ky do ishte fundi i karrierës së kardiologut Sali Berisha.

Reuters shkruan se qeveria e re do përballet me vështirësi ekonomike, ndërsa thekson se mund të duhen muaj derisa të formohet qeveria e re.

Diplomati perëndimor thotë se sistemi në Shqipëri nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Procesi i numërimit është padyshim në mëshirën e dy palëve. Askush nuk duhet të pretendojë se sistemi shqiptar garanton një votim të lirë dhe të ndershëm. Ky është një sistem me shumë të meta, tha ai./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›