Diplomati saudit rrëmbehet në Jemen

Zyrtarët në Jemen thonë se persona të armatosur kanë rrëmbyer një diplomat të Arabisë Saudite në portin jugor Aden të Jemenit.
Policia tha se personat e armatosur e kishin rrëbyer sot diplomatin Abdallah al-Khalidi, ndërsa ai po hynte në automjetin e tij dhe ishin larguar me shpejtësi me një automjet tjetër.
Nuk dihet saktësisht se kush janë përgjegjësit në rrëmbimin e këtij diplomati, i cili ishte sulmuar edhe më parë.