Diplomohen 20 mjeke per menaxhimin e rasteve

Aksidentet e renda me shume te lenduar tani do ta marrin sherbim me te specializuar. 20 mjeke jane diplomuar pasi jane tranjuar nga specialiste amerikane mbi menaxhimin spitalor te aksidenteve me shume te lenduar. Ministri i shendetesise Petrit Vasili ishte dje i pranishem ne ceremonine e diplomimit te 20 perfaqesuesve te sistemit shendetesor te cilet jane trajnuar mbi Menaxhimin spitalor dhe incidenteve me shume te lenduar nga trajnues amerikane. Kursi eshte zhvilluar nga datat 20-24 shtator 2010 me financimin e departamentit amerikan te shtetit. Ministri i Vasili i pranishem ne kete ceremoni u shpreh se ky kurs eshte pjese e nje plani global trajnimi qe i eshte ofruar punonjesve te shendetesise dhe do te vazhdoje te ofrohet me ritme te shpejta dhe ne te ardhmen. Vizioni yne per shendetesine per kujdesin ndaj popullates per menyren e trajtimit eshte nje vizion modern parametrat e te cilit mund te arrihen vetem nga punonjes te trajnuar me metoda bashkekohore. Sipas kreut te shendetesise ky grup i trajnuar do te sherbeje si berthame trajneresh per personelin e spitaleve dhe institucioneve te tjera shendetesore. Aktivitete te kesaj natyre jane gjithnje te mirepritura. Sipas z. Vasili kerkesa dhe interesi i punonjesve ka qene teper e larte. Planizimi i menaxhimit te urgjencave te drejtat e njeriut menaxhimi i ambienteve dhe burimeve strategjite mbrojtese dhe pajisjet per stafin dhe pacientet parimet dhe metodat e dezinfektimit konsiderimi i strategjive te vecanta parimet e pergjigjes ne raste fatkeqesi ishin disa nga temat e trajtuara gjate ketij trajnimi.