Diplomohen studentët e Universitetit “Kristal”

Studentët e universitetit “Kristal” nga të gjitha departamentet janë diplomuar duke përmbyllur në këtë mënyrë studimet e tyre. Në një ceremoni të veçantë për studentët, stafi i pedagogëve të këtij universiteti dhanë për më të mirët, studentë të ekselencës, certifikata vlerësuese.
Në prani të pedagogëve që kanë udhëhequr studimet e tyre dhe nga të ftuarit të veçantë, kjo ditë ka qënë domethënëse për këta studentë të cilët kanë shprehur emocionet, falminderit për njohuritë e marra.
Rektori i universitetit “Kristal” Leonitiev Cuci ka uruar studentët për këtë finalizim të sukseshëm dhe u shpreh se përkushtimi i tij por dhe i gjithë stafit do të jetë maskimal në vitet e ardhshme. Gjithashtu këtë ceremoni diplommi e përshëndeti edhe rektori i univeristeti të Tiranës Dhori Kule.
Ata që kanë mbaruar më heret studimet në “Kristal”, dhe tashmë janë të pozicionuar si pedagogë apo asistentë pedagogu flasin për emocionet dhe dijet e përfituara përgjatë viteve në këtë universitet.
Pasi kanë marrë diplomat e tyre, studentët kanë hedhur kapelet në shenjë të mbylljes së një faze të rëndësishme të dijes së tyre për të qënë të gatshëm në tregun e punës.