E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e ish të përndjekurve politikë, përkeqësohet gjendja

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish të burgosurve politike të cilët janë futur në grevë urie prej 8 ditësh, ndërsa reagimi i bluzave të bardha thonë ata ka ardhur vetëm pas vizitës që u bëri ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu.
 

Grevistët shprehen se do të vijojnë me këtë qëndrim deri në momentin kur autoritet të marrin në konsideratë kërkesat e tyre ndërsa mbetet e pangeociushme kërkesa për dëmshpërblim.
 

“Ne duam vetëm atë që Kushtetuta na garanton, ajo Kushtetutë dhe ajo drejtësi për të cilën ne sakrifikuam gjithë jetën tonë. Asnjë nga ne nuk del i gjallë nga kjo grevë pa u plotësuar të drejtat tona minimale krahasuar me çtë drejtë na takon” kanë theksuar ish-të përndjekurit.
 

Aktualisht 25 ish të burgosur politikë vijojnë grevën e urisë ndërsa pritet që nga e hëna t`i bashkohen edhe shumë persona të tjerë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›