E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimet, Union Bank e Zvicrës humb 2 miliardë dollarë

UBS, banka më e madhe në Zvicër, gjithashtu theksoi në një komunikatë se edhe tremujori i tretë i këtij viti mund të përfundojë me humbje.

Menjëherë pas publikimit të komunikatës për 2 miliardë dollarë humbje, aksionet e bankës ranë me më shumë se 8% në bursën e Zyrihut.

Banka dha shumë pak informacione lidhur me tregtinë e paautorizuar, duke theksuar se është ende duke hetuar. Banka po ashtu siguroi klientët e saj, se paratë e asnjërit prej tyre nuk ishin prekur.

Humbjet e Union Bank të Zvicrës kanë shkaktuar shok në mesin e operatorëve, pasi vjen kaq shpejt pasi ish-tregtari Jerome Kerviel i Societe Generale Bank, bankës më të madhe me bazë në Paris, shkaktoi 6.7 miliardë dollarë humbje me anë të marrëveshjeve të paautorizuara.

Muajin e kaluar, Union Bank e Zvicrës njoftoi se do të shkurtonte 3 500 vende pune në mënyrë që të kursente 2.3 miliardë dollarë nga shpenzimet vjetore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-15 16:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›