E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Bashkiake, masa ndaj zhurmave në Tiranë

Vetëm mbrëmjen e djeshme, Policia Bashkiake ka ushtruar mbi 30 kontrolle duke marrë masat përkatëse, konkretisht duke fikur pajisjet që shkaktojnë zhurmë.

Vendimi 587 i Këshillit të Ministrave, neni 3, përcakton orarin dhe nivelin e lejuar të zhurmave të lokaleve në qytet.
Kështu, për lokalet e hapura, ditën e premte dhe të shtunë, zhurma e lejuar është e përcaktuar sipas standardeve të pranueshme dhe mund të aplikohet nga ora 19.00-24.00. Ndërsa për ditët e zakonshme të javës orari i lejuar është 19.00-23.00.

Ndërsa ambientet e mbyllura nuk kanë kufizim të orarit, por duhet të respektojnë nivelin e lejuar të zhurmës në mënyrë që të mos shkaktojnë shqetësim në komunitet.

Policia Bashkiake u bën thirrje operatorëve dhe menaxherëve të lokaleve në kryeqytet që të respektojnë orarin dhe nivelin e zhurmave. Policia Bashkiake do të ushtrojë kontrolle çdo ditë për të siguruar qetësi dhe zbatimin e standardeve për zhurmat në Tiranë, si dhe do të marrë masa sipas ligjit ndaj atyre që thyejnë normat. /Start/

                                                                                             2011-09-15 14:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›