Disa mendime të Ardian Klosit!
PËR ÇIMENTON, SAVIANON DHE BERISHËN
Se Shqipëria ka uri për çimento, tha kryeministri ynë. Se është mafia që ka uri për çimento në Shqipëri, tha Roberto Saviano. Më ngjan Shqipëria shpesh me një femër që e kanë nxjerrë ta shesin.E Bukura e Dheut është bërë e përdalë
PËR POLICINË DHE BAKSHISHIN
Dje, më 20 dhjetor, pashë një skenë që vërtet më tronditi e më shkaktoi turp: në një nga urat e Lanës, dy policë kishin ndaluar një makinë sikurse bëjnë rëndom për të kontrolluar dokumentat e shoferit. Mu në çastin kur po parakaloja, polici në anën e shoferit mori prej këtij diçka në dorën e mbyllur që e futi në xhep dhe makina u nis. Skena që i kisha vetëm të dëgjuara ose të marra me mend, kur shoh ato dyshet e policëve përherë në pritje (asnjëherë në ndjekje të shkelësve, asnjëherë me gjobitje të atyre që futen në dritë të kuqe dhe rrezikojnë pleq e fëmijë) në anë të rrugës, si cubat e qëmotit, me lëvizje përherë e më të ngathta, me barqet përherë e më të kërcyer. Zot na ruaj!
PËR EGËRSINË NË TRAFIK
Shumica e drejtuesve të automjeteve e dinë se në kthesë përparësinë e kanë ata dhe jo qytetari që ecën mbi vijat e bardha. Edhe në qoftë se e dinë se skanë të drejtë, kjo për ta nuk ka rëndësi: mendimi i tyre instiktiv, i egër është: unë jam pala e fortë se kam një makinë që të shtyp, ai është pala e dobët se është këmbësor. Njëri më ka bërtitur hapur dikur para disa vjetësh: Kush është më i fortë ti apo makina? Edhe më keq e kanë biçiklistët, pasi veç arrogancës së shumë shoferëve që nuk u hapin rrugë, u duhet të thithin vazhdimisht tymrat e makinave. Po kështu shumica e drejtuesve e dinë se në një kryqëzim ska rëndësi kush vjen nga e majta dhe kush nga e djathta, vendos kush është më i shpejtë dhe më i paturp. Edhe nëse e dinë se skanë të drejtë, kjo për ta ska pikë rëndësie. Mos flasim pastaj për gjithë ato parkime në mes të rrugës, mbi trotuar, mbi cungjet e pemëve, në oborret e shkollave etj. etj. Mos flasim për shufrat e hekurit, gurët e tullat, blloqet e betonit që kanë mbirë nëpër gjithë rrugicat e Tiranës në mbrojtje të parkimit privat. Të gjitha parkime të zaptuara apo të vjedhura nga komuniteti.
PËR GJUHËTARËT E BREZIT TË VJETËR
E drejtë është gjithashtu që shqetësimet që kemi për përdorimin e gjuhës sonë të bëhen objekte diskutimi në shtypin ose blogët tanë; pasi gjuha është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe gabimi më i madh është kur ajo lihet në dorën e ekspertëve, dmth. gjuhëtarëve. Gjuhëtarët, sikurse e thekson edhe (Ardian) Vehbiu, mund të jenë vetëm konsulentë, por ata nuk munden të përcaktojnë zhvillimin e gjuhës. E bënë njëherë këtë gjë, më 1972-shin, por ato ishin kushte krejt të tjera, kushte diktature, që nuk kthehen më. Diktati i një udhëheqjeje i zbërthyer në rregulla drejtshkrimi, vendosi për gjuhën tonë letrare të ngritur mbi dialektin tosk. Është fakt historik që nuk mund të ndryshohet më: gjuha letrare shqipe u vulos nga një kongres gjuhëtarësh ndërkohë që gjuhë të tjera letrare, sikurse italishtja ose gjermanishtja, janë përcaktuar nga vepra shkrimtarësh të jashtëzakonshëm mirëpo kjo nuk do të thotë se edhe në të ardhmen ne do ta reformojmë ose nuk do ta reformojmë gjuhën tonë të shkruar përsëri me kongrese gjuhëtarësh, një gabim ky ku bie rëndom sidomos brezi më i vjetër i gjuhëtarëve shqiptarë.
SOT ASKUSH NUK KA RESEKT PËR ASKËND
Ndërsa nën sistemin socialist u bënë përpjekje për të rrënjosur terminologji në fusha si filozofia, ekonomia politike, deri dhe anatomia, përgjithësisht pa sukses, ngaqë vinin të diktuara nga lart poshtë, me kufizime e përjashtime të shumta, me sajesa pa shije, si rrjedhim i izolimit të Shqipërisë, sot jetojmë një kohë kur, edhe nëse propozimet e dikujt për terminologji nga fushat e ndryshme të dijes mund të jenë të mira, ato nuk respektohen e nuk zënë vend, pasi sot askush nuk ka respekt për askënd, aq më pak për ndonjë institucion. Në kohën e Sami Frashërit, Konicës, Xhuvanit, kishte shumë më tepër patriotizëm, shumë më tepër besim te kultura dhe te kombi shqiptar sesa ka sot, në atë kohë njerëzit me dije respektoheshin dhe ky respekt kthehej në autoritet produktiv dhe kodifikues për kulturën. Me sa kuptohet, shkaku kryesor që po bën të humbasë dalëngadalë edhe ajo pasuri diturake që e kishim me botime të shumta, përpara, gjatë dhe pas Luftës janë në radhë të parë dembelia dhe padija. Dembelia për tu kthyer te veprat që ekzistojnë të shtypura, padija, që na bën të kënaqemi me veten dhe në valën e mosrespektit të harrojmë se gjuha jonë mund të shkruhet dhe flitet shumë më mirë se çbëhet sot.
PËR KUJTESËN KOLEKTIVE
Ska analfabet e ska fëmijë në këtë botë (në atë dhe në këtë tonën) që të mos e njohë sentencën e përhershme, por dhe të përjetshme të njerëzimit: Monument kulture, mbrohet nga shteti. Sado i varfër, sado ngordhalaq një shtet, sikurse yni, ky kumtim është gati-gati i shenjtë, ai bën që një x-monument kulture të ruhet vetiu nga njerëzit edhe kur aty nuk ka as dhe një rojtar. Sa herë na ka ndodhur të çuditemi se si ngrihen thuajse pa zot mure mijëravjeçare në Shqipëri, pa u dëmtuar nga askush. Sepse çdo njeri ka vetiu respekt për kujtesën e tij kolektive, siç ka dhe frikë (gjermanët e kanë në një fjalë të vetme frikë-respekt: Ehrfurcht) ndaj shtetit të tij.
PËR SHKATËRRIMIN E NATYRËS
Kam parë me sytë e mi çndodh me monumentet e natyrës në Shqipëri, kam filmuar, kam fotografuar se si shpërthen një shtet i obsesionuar pas ndërtimit të rrugëve, në emër të Rrugës së Arbrit, faqet e kanionit te shkalla e Tujanit dhe lë të rrokullisen pa asnjë të keq mollokët e shkëmbinjve brenda në lumë; kam parë se si çel gurore në pikat më të bukura (ku lind dielli, te Qafa e Priskës? Aty po e hapim një gurore), kam parë si lejon restorant anë Syrit të Kaltër për të lundruar brenda ujërave të kthjellëta bidonë e kanaçe sa të duash, por që të zbathet deri në këtë pikë sa të nxjerrë në ankand edhe Rozafën, Apoloninë, Butrintin, kjo të shkakton një ah nga fundi i shpirtit dhe ndonjë britmë të llojit: Si mund ta quanim ne tradhtar mbretin Zog që u fali jugosllavëve Shën Naumin? Po ai e paska shpëtuar atë manastir me nam, a thua se parashikoi çtakëm drejtuesish do të merrnin në dorë fatet e kujtesës kolektive shqiptare! Kam frikë se po shkojmë drejt një 100-vjetori përherë e më të zymtë, përherë e më mosbesues ndaj një pavarësie që në të vërtetë sështë.
PËR VACLAV HAVELIN, GJON SINITSHËN DHE MARTIN CAMAJN
Janë tre personazhe me veprat përkatëse që ndryshuan shumë gjëra tek unë krah vërshimit të ngjarjeve që kthyen kokëposhtë Europën Lindore në vitet 1988-1990: Gjon Sinishta me The Fulfilled Promise (Dokumentimi i persekutimit të klerit katolik në Shqipërinë komuniste, botuar më 1975 në Santa Clara të Kalifornisë), Martin Camaj me Poezi 1953-1967 dhe Vaclav Havel me Përpjekja për të jetuar me të vërtetën. Atëherë këto