E Diel, 1 Nëntor 2026

"Disa pyetje interesante, ende pa përgjigje nga Kryeministri"

Në një gazetë lexova disa pyetje publike për Kryeministrin, disa prej të cilave m'u dukën interesante dhe ende nuk kam dëgjuar asnjë informacion mbi to. Pyetjet ishin këto:

Çfarë i keni thënë ish-ministrit Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit? Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ju ka informuar që djali juaj futej në Ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë? Kush ia ka paguar makinën djalit tuaj, me të cilën shkonte çdo javë në Gërdec?

Mendoj se është detyrim i Kryeministrit të përgjigjet. Këta gjelat tanë të politikës, duhet të mësohen që postet nuk janë vetëm qejf o qerrata, por kanë përgjegjësi dhe detyrime. Një nga përgjegjësitë, është siguria e qytetarëve, që në rastin e Gërdecit merret me mend sa u ruajt, kurse detyrimi është të japin një më një shpjegime pse gënjejnë dhe çfarë fshehin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›