E Diel, 1 Nëntor 2026

"Solidarizim me viktimën, por mjekët duhet të reflektojnë fort"

Besoj të gjithë e dënojnë aktin e personit që goditi mjekun. Për këtë kemi solidarizimin me fatkeqin. Por kaq! A jeni solidarizuar ju mjekë të mirë ndonjëherë me pacientët që duhet të paguajnë nën dorë gjithë personelin e shërbimit në spitale e klinika shtetërore? A jeni solidarizuar ndonjëherë ju me pacientët që trajtohen më keq se kafshët nga personeli i shërbimit shëndetësor? A keni dalë ndonjëherë të protestoni përse ju dhe kolegët tuaj merrni para nga pacientët gjatë orarit të punës në spitalet e klinikat shtetërore? Atje gjithçka është e shtetit.

Pavionet, zyrat, sallat e operacionit, medikamentet. Gjithçka është e shtetit! E ju u merrni para' pacientëve! Nëse doni siguri për jetën tuaj, më lejoni t'ju jap një këshillë: Hiqni dorë prej marrjes së ryshfetit. Ngrihuni nga ana profesionale, sepse jeni në shumicën dërrmuese të PAAFTE PROFESIONALISHT! Ndaj, reflektoni! Trajtojini njerëzit si njerëz! Ushtroni Profesionin e NDERUAR TË MJEKUT me Ndërgjegje e Profesionalizëm. Në ato kushte që janë.

Nëse mendoni se mjeket nuk paguhen sa duhet, atëherë ndërro Profesion. Ushtro një Profesion tjetër që të jep më shumë të ardhura. Por mos ABUZO me detyrën!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›